E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët e Infermierisë, refuzojnë diplomat

 

Studentët e diplomuar për Infermieri refuzojnë të marrin diplomat e lëshuara nga universiteti i Gjirokastrës. Janë rreth 100 studentë, të cilët kanë mbaruar ciklin e plotë 3-vjeçar të Infermierisë së Përgjithshme, një pjesë e të cilëve punojnë në qendra spitalore në rrethet e jugut, që kanë protestuar dje. Ata takuan zv.rektorin Petraq Karajani për t'u informuar rreth këtij handikapi të etiketuar nga ata vetë. Sipas tyre diploma e shtypur në një prej shtypshkronjave të Gjirokastrës është e pavlefshme, pasi në të mungojnë elementët e sigurisë, numri i amzës, protokollit, mungesa e fotografisë së studentit të diplomuar, si dhe mjaft elementë të tjerë, çka presupozon se kjo diplomë nuk është e barazvlefshme me simotrat e tjera në Universitetin e Vlorës apo Tiranës. Ndërsa nga ana e tij, zv.rektori ka pohuar se diploma e lëshuar është shtypur në parametrat e lëshuara nga MASH së bashku me elementët e saj të sigurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›