Vetëhelmohet me paracetamol dhe aspirina 25-vjeçarja
13/01/2009 Në gjendje të rëndë
ELBASAN- Vetëhelmohet me paracetamol dhe aspirina një 25-vjeçare me banim në Elbasan. Shtetasja me inicialet M. RR. ka arritur në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjik e shoqëruar nga familjarët e saj. Sipas dëshmive të të afërmve, M. Rr. ka përdorur nga goja sasi të mëdha medikamentesh qetësuese kryesisht paracetamol dhe aspirina që mbaheshin për rast nevoje në familje. Pas gëlltitjes së ilaçeve, e reja ka manifestuar shenjat e para të helmimit si ulje temperature, marrje mendsh, të vjella etj. Ajo është dërguar në spital dhe i është nënshtruar dezintoksikimit me antidotë. Edhe pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore, gjendja e kësaj shtetase është mjaft e rëndë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat që dërguan 25-vjeçaren në vetëflijim. Akti është ndërmarrë në kushte të rënda depresive.
L. Lleshi