E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakron me thikë të riun, në kërkim 18-vjeçari

13/01/2009  U grindën për motive të dobëta

ELBASAN- Masakron me thikë kundërshtarin, në kërkim 18-vjeçari. Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim ekstra shtetasin Juxhens Kurani, 18 vjeç, me banim në këtë qytet pasi ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes me dashje”. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur “ Shkallët”, në lagjen “Vullnetari”. Juxhens Kurani ka qëlluar disa herë me thikë ndaj një 21-vjeçari me inicialet E. E., duke i shkaktuar atij plagë të thella në trup. Sipas të dhënave të policisë, sulmi me thikë ka ndodhur për motive të dobëta pas një konflikti që ka patur mes të rinjsh. Në vendin e quajtur “Shkallët” Juxhens Kurani i ka zënë pritë 21-vjeçarit dhe e ka qëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas tentativës së vrasjes ai është larguar në drejtim të paditur, ndërsa viktima e sulmit është dërguar në spitalin kirurgjik dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

L. Lleshi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›