Transplanti i veshkës, për herë të parë në QSUT-ë në dhjetor
Realizohet në Shqipëri operacioni i shtatë i transplantit të veshkës. I pari dhe i vetmi që deri më sot e ka realizuar në vend këtë risi jetike për të sëmurët renal, është spitali amerikan në Tiranë. Pas transplanteve të para të realizuara me sukses vitin e shkuar, mjekët turk kanë vijuar të kryejnë këto operacione, duke pasur parasysh edhe nevojat e mëdha që ka Shqipëria për këtë lloj ndërhyrje. Madje për tju ardhur në ndihmë pacientëve, qeveria shqiptare ka mundësuar 220milion lekë për mbulimin ekostos së operacionit.Ministria Godo, ka njoftuar ndërkaq se përgatitjet për transplantin e parë të veshkës në QSUT-ë do të finalizohen në muajin dhjetor. Dhe kjo arritje e shëndetësisë shqiptare, e cila shkon në krah të inisiativës të sektorit jo publik, do të shënojë një erë të re për të sëmurët e veshkave.Sadik Orsëz, mjeku turk që ka drejtuar operacionet e transplantit në spitalin amerikan në Tiranë, thotë se ekipi i tij po sjell gjithashtu në Shqipëri eksperiencën më të mirë mjekësore për bluzat e bardha të këtij shërbimi. Në këtë rrjedhë, dalë ndagalë, Orsëz shpehet se pas disa vitesh, Shqipëria nuk do të ketë më nevojë për asistencën e mjekëve të huaj.