Studentët e diplomuar, mbërrin Discover Vodafone
English
Version Below
Tiranë, 12 Shkurt NOA Kompania e telefonisë
celulare Vodafone Albania ofron një mundësi të veçantë për të sapodiplomuarit
me rezultate të shkëlqyera.
Burime nga Vodafone Albania thanë sot për
agjencinë NOA se kompania ka njoftuar hapjen e një mundësie të shkëlqyer për
studentët më të mirë të sapodiplomuar, e quajtur Mundësitë e Vodafone Global
për të Diplomuarit Discover Vodafone
(Zbuloni Vodafone).
Sipas Drejtores së Departamentit të Burimeve
Njerëzore tek Vodafone Albania, Znj. Alma Varfi, zhvillimi dhe nxitja e
talenteve është një prioritet për Vodafone.
Zbuloni Vodafone është një skemë e re
globale e shtrirë në 21 vende, përfshirë dhe Shqipërinë. Përmes saj krijohet mundësi që të sapodiplomuarit më të
mirë në të gjithë botën ti bashkohen Vodafone.
Dëshirojmë të ftojmë të gjithë ata që sapo janë diplomuar dhe kanë
arritur rezultate të shkëlqyera, të aplikojnë për programin Zbuloni Vodafone.
tha znj. Varfi.
Më tej Varfi shpjegon se nëpërmjet programit
Zbuloni Vodafone të sapodiplomuarit do të kenë një mundësi reale për të
forcuar aftësitë e tyre përmes zhvillimit dhe zbatimit të risive për
klientët.
Përgjatë një periudhe 12 mujore, 5 të sapodiplomuarit
më të mirë në Shqipëri do të mund të fitojnë përvojë në tre sektorë të
ndryshëm, gjë që do t'u japë mundësinë të përfshihen dhe të afirmohen në fushën
që do të përzgjedhin, por edhe të përfitojnë njohuri të përgjithshme mbi
funksionet e ndryshme të një kompanie globale.
Znj. Varfi thotë se kjo mundësi është shumë
sfiduese dhe duke qenë se çdo vit pozicionet janë të kufizuara, gara është e
ashpër.
Kjo, nga ana tjetër do të thotë se Vodafone do
të investojë fuqishëm për të diplomuarit që do të pranojë.
Përveç një page konkurruese dhe një pakete të
shkëlqyer përfitimesh, ata do të kenë gjithë përkrahjen dhe nxitjen e nevojshme
që do t'iu duhet për të lënë gjurmët e tyre në kompani.
Gjithashtu, gjatë 12 muajve studentët do të
kenë mundësinë të diskutojnë mbi të ardhmen e tyre dhe për mënyrën se si do të
donin që karriera e tyre të zhvillohej me Vodafone.
Më shumë informacion mbi këtë program, si dhe
mbi procedurën e aplikimit mund të gjendet duke vizituar faqen e internetit www.vodafone.al ose duke klikuar në spotin publicitar të Vodafone tek NOA.
e.r/NOA
English Version
Tirana, February 12 NOA - Vodafone Albania
offers a unique opportunity for the top graduales.
Sources from Vodafone Albania said yesterday
that the company has announced an excellent opportunity for graduate students
called: The Discover Vodafone Global Graduate Opportunity.
According to Vodafone Albania HR Director Mrs.
Alma Varfi, developing and inspiring talent is a priority of Vodafone and
Discover Vodafone is a brand new global graduate program which spans over 21
countries, including Albania. This program has been created to ensure the
world's top graduates get the opportunity to join Vodafone.
We would like to invite all those who have
just graduated with excellent results to apply for The Discover Vodafone
Global Graduate Opportunity, Mrs. Varfi said.
Mrs. Varfi explains that by joining the
Discover Vodafone program, graduates will have a real opportunity to
strengthen their practical skills through developing and implementing
innovations for customers. Over the course of 12 months, 5 of Albania's top
graduates can expect to experience three different rotations this will give
them the chance to really get involved and make a name for themselves within
their chosen field, but also to get a general view of the various functions of
a global company.
Mrs. Varfi says that this opportunity is
likely to be very challenging and, as there are only a few spaces available
each year, the competition shall be fierce. This, on the other hand, means that
Vodafone will invest a great deal in the accepted graduates. In addition to a
competitive salary and excellent benefits, they will be given all the
encouragement and support they need in order to leave their mark. Throughout
this time the graduates will have the opportunity to discuss where they see
their future going and how they would like to progress their career.
More information about this new opportunity
can be found at the Vodafone Albania website www.vodafone.al