E Diel, 1 Nëntor 2026

ISKSH: Shpenzimet në sistemin shëndetësor po dobësojnë skemën

Tiranë, 12 shkurt, NOA- Financimi i shërbimit shëndetësor po vihet në
rrezik prej shpenzimeve të larta të kryera me fondet e buxhetit të shtetit, të
cilat zënë përqindjen më të madhe. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Institutit
të Sigurimeve Shëndetësore Elvana Hana, e cila ka theksuar se ky rrezik shtohet
me futjen në skemën e sigurimeve shëndetësore të shërbimit spitalor. Sipas Hanës,
vetëm gjatë vitit 2009 u shpenzuan 11.8 miliardë lekë për shërbimet shëndetësore
e barnat e rimbursueshme ndërsa për financimin e shërbimit parësor u shpenzuan
16 për qind më shumë fonde se në vitin 2008.

Në total gjatë vitit 2009 u shpenzuan 11.8
miliardë lekë për shërbimet shëndetësore dhe barnat e rimbursueshme. Vetëm për
këto të fundit u shpenzuan 4.8 milardë lekë ose 641 milionë lekë më shumë se në
vitin 2008. Ndërsa financimi i shërbimit parësor në 2009, rezulton me një
rritje prej 16 për qind më shumë se në vitin 2008. Këto rritje të shpenzimeve nëse
nuk shoqërohen me një rritje të të ardhurave rrezikojnë të nxjerrin jashtë
kontrollit skemën e sigurimeve shëndetësore:, u shpreh Hana.

Të dhënat e ISKSH-së tregojnë se me rritjen më
të madhe të shpenzimeve të rimbursimit, e kanë medikamentet kardiovaskular, për
të cilat ISKSH ka shpenzuar 192 milionë lekë më shumë se në 2008.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili,
i kërkoi ISKSH të realizojë autonominë spitalore, pasi pacientët dhe shteti kanë
nevojë të dinë koston reale të shërbimeve shëndetësore dhe mundësitë reale të
investimeve në këtë sektor.

Për vitin 2010, ISKSH ka si objektiv për skemën
e sigurimeve shëndetësore, që në katër vite, 80 % të popullatës ta kemi të
siguruar dhe të mbuluar nëpermjët një pakete bazë shërbimesh. Kjo shifër është
e krahasueshme me vendet më të zhvilluara Evropiane.

l.r/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›