Zbardhet kryeqyteti, bie dëborë në Tiranë

Tiranë, 13 shkurt, NOA Një gjë jo fort e
zakonshme për kryeqytetin e vendit sapo ka nisur të shfaqet në gjithë zonat e
tij, duke e mbuluar me një bardhësi të rrallë.
Flokët e para të dëborës për këtë vit, kanë
nisur të bien pas reshjeve të shiut, të cilat e kanë shoqëruar për gjithë natën
Tiranën.
Bora, një gjë fort e dëshiruar për
kryeqytetasit, pasi është kaq e rrallë për ta, ka mbërritur si një surprizë, në
një kohë kur të gjithë flasin për ngrohjen globale dhe efektet e saj.
Ajo vazhdon të bjerë në këto momente, duke shoqëruar
kështu reshjet e saj të cilat prej ditësh kanë zbardhur kurorën e malit të
Dajtit, i cili rrethon kryeqytetin.
n.e/NOA