E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, terrorizon banorët e lagjes, prangoset i dehuri

>Një shtetas pasi ka konsumuar sasi të mëdha alkooli ka marrë një kallashnikov, që e mbante pa leje dhe ka terrorizuar banorët e lagjes së tij, të cilët kanë lajmëruar komisariatin e policisë, i cili ka ardhur menjëherë dhe ka bërë ndalimin e prishësit të qetësisë dhe e ka izoluar në dhomat e paraburgimit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani, të qytetit të Vlorës, kur shtetasi Barjam Habili ka shkuar në banesën e vetë në gjendje të dehuri. Pasi kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli ai ka marrë një kallashnikov, që e mbante pa leje dhe me të ka filluar të qëllojë disa herë në ajër. Jo vetëm kaq, por ai disa herë e ka drejtuar armën edhe nga banorët që gjendeshin përreth dhe kjo gjë i ka terrorizuar ata. Menjëherë është lajmëruar komisariati i policisë, që ka dërguar urgjent grupin e gatshëm dhe është bërë ndalimi i shtetasit 5o-vjeçar Habili, i cili është dërguar menjëherë në dhomat e paraburgimit. Tashmë ndaj tij janë ngritur akuzat e prishjes së qetësisë publike dhe armëmbajtjes pa leje .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›