Presidentja e “Ferlat”, Olimbi Ibrahimi, merr çmimin “Most Successful Business Woman, London 2008”
Autori i Lajmit: red.
Presidentja e kompanisë “Ferlat”, Olimbi Ibrahimi, është vlerësuar në Britani me çmimin “Most Suçessful Business Ëoman, London 2008,(“Gruaja biznesmene më e sukseshme”). Çmimi i është akorduar në një takim në Britaninë e Madhe, në Forumin ekonomik mbi “Hapjen e Potencialit të Biznesit Shqiptar”, të organizuar në Londër nga 23-25 shtator 2008 ku morën pjesë më shumë se 100 firma dhe kompani të biznesit shqiptar. Në po të njëjtin eveniment, kompania “Ferlat” u vlerësua me çmimin për cilësinë më të mirë të produktit të qumështit në Britaninë e Madhe. Nisma e organizimit të këtij forumi me bizneset shqiptare ishte e Dhomës së Tregtisë Britani – Shqipëri (ABÇI) dhe nën kujdestarinë e patronit të Lord Ualker të Uinçesterit. ABÇI është një organizatë jofitimprurëse që mbledh numrin më të madh të biznesit shqiptar e britanik që vepron në vendin tonë. Ky ishte aktiviteti i dytë i ngjashëm, pas forumit të parë të biznesit dhe politikës të organizuar dy vite më parë në Londër. Gjatë qëndrimit në Londër, biznesi shqiptar dhe ai britanik zhvilluan seancë pune dhe konsultimesh lidhur me potencialet e zhvillimit ekonomik, me shanset dhe hapësirat që ofron tregu shqiptar dhe me projekte të përbashkëta bashkëpunimi. Pjesëmarrës mbështetës të forumit ishin politikanë të lartë britanikë, përfaqësues të Dhomës së Komunave dhe të Dhomës së Lordëve, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme dhe të medias. Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe kompani të njohura amerikane që kanë treguar interes për tregun dhe hapësirën e biznesit shqiptar. Sipas presidentit të Dhomës së Tregtisë Britani – Shqipëri, Zenel Hoxha, ABÇI ka arritur të krijojë një rrjet shkëmbimesh politike, ekonomike e kulturore, duke mundësuar nënshkrime të kontratave dhe krijim partneriteti midis kompanive të dy vendeve dhe duke krijuar konsultat e përvitshme të biznesit. Ai vlerëson se tashmë politika dhe biznesi britanik është i pranishëm në të gjithë sektorët strategjisë të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Vota dhe mbështetja britanike për Shqipërinë e ndihmoi këtë të fundit të bëhet kandidate potenciale për në BE dhe në NATO. Këshilla dhe asistenca britanike përfshijnë një gamë të gjerë fushash dhe nivelesh, që nga Parlamenti, qeverisja qendrore e lokale, menaxhimi i policisë dhe forcave të sigurisë, deri tek siguria e kufijve, modernizimi i porteve, telekomunikacionit dhe i aeroportit kombëtar. Qëllimi i Forumit të Londrës ishte prezantimi dhe nxitja reale e shkëmbimeve tregtare dhe e niveleve të larta të bashkëpunimit midis dy vendeve. Gjatë forumit është paraparë seancë prezantimi e kompanive shqiptare dhe britanike, takime dhe vizita në kompanitë më të mëdha britanike me interes për Shqipërinë, si dhe dhënia e 5 bizneseve shqiptare të vlerësimit “Biznesi më i mirë” për cilësi të shkëlqyera në biznes, suksese dhe arritje në 2008.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008