E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon Kinsellën: Mirënjohje për NATO-n

 

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, u takua dje me Kryetarin e Senatit Kanadez, Noel Kisnella, gjatë vizitës që ai po zhvillon në Tiranë. Gjatë këtij takimi, të dy palët vlerësuan marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Kanadasë dhe shprehën vullnetin e ndërsjelltë për intensifikimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes reciprok, veçanërisht në fushën e investimeve. “Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen e Qeverisë shqiptare për mbështetjen që Kanadaja i ofroi Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë kontekst, z. Meta i kërkoi senatorëve kanadezë të përdorin influencën e tyre me ato vende që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme. Nga ana e tij, Kinsella vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në Kanada dhe rolin e saj si urë lidhëse mes dy vendeve dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Shqipërisë do të vijnë vetëm duke u forcuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›