Trafik droge e armësh, kapen disa shqiptarë
27/01/2009 nga dy operacione në Itali e Greqi prangosen disa shqiptarë, të tjerë në kërkim
Bandat trafikonin hashash, kokainë, armë dhe femra për në shtetet evropiane
ITALI-GREQI- Dy operacione të fuqishme u zhvilluan dje në Itali dhe Greqi, ku disa shqiptarë janë arrestuar për trafiqe të ndryshme. Shqiptarët akuzohen për trafik droge dhe armësh. Trafiku i drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, ka vënë në pranga 22 persona, mes të cilëve disa shqiptarë. Karabinierët e Astit, në Itali, janë duke bërë në këtë qytet dhe në zona të tjera të Piemontes dhe Lombardisë, arrestime dhe kontrolle. Janë 22 masa arresti që janë lëshuar nga autoritet gjyqësore. Në burg kanë përfunduar disa italianë dhe shqiptarë, të cilët janë akuzuar për trafiqe të ndryshme mes, Italisë dhe Shqipërisë dhe Belgjikës. Policia tha se, të ndaluarit akuzohen për, trafik kokaine, armësh dhe femrash me qëllim prostituimin e tyre. Gjithashtu është sekuestruar dhe një sasi e konsiderueshme kokaine, qindra orë dhe një automatik “Kallashnikov”. Në këtë operacion janë duke marrë pjesë 200 karabinierë dhe një njësi e helikopterëve. Sakaq, policia greke shkatërroi dy organizata te trafikut dhe tregtimit të lëndëve narkotike në kryeqytetin Athinë. Të dy personat e rënë në pranga janë shqiptarë, 35-vjeçari Arben Dautaj dhe një 28-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve. Policia ra në gjurmët e Dautajt, falë informacioneve të marra nga disa shqiptarë të tjerë, të arrestuar vetëm para pak ditësh për tregti të sasive të vogla të narkotikëve. Në momentin e kontrollit, Dautajt iu gjetën të fshehura në banesën e tij në lagjen “Palio Faliro” të Athinës, 106 kilogramë kanabis, një peshore elektronike si dhe 1500 euro të përfituara prej tregtisë së drogës.
Sekuestrimet e armëve dhe të drogës
Në operacionin e dytë të ndërmarrë mëngjesin e djeshëm, në lagjen “Patisia” të kryeqytetit grek u sekuestruan 67 kilogramë hashash, një pistoletë me silenciator, 30 fishekë pushke automatike dhe 30 fishekë pistolete, të cilat u dërguan për ekspertizë balistike. Lista me emrat e personave të kërkuar i është dërguar pikave kufitare me Shqipërinë, por edhe organeve policore shqiptare.