E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zotërim i një dashurie kafshërore

 

Prindërit e një fëmijë pesëvjeçar të vrarë nga një krokodil kanë vendosur t’ia falin jetën zvarranikut, duke mposhtur dhimbjen për humbjen e të birit dhe duke mbështetur ligjet e natyrës. Pjesë të trupit të pesëvjeçarit janë gjetur në stomakun e një krokodili në Kuinslend, Australi. Vogëlushi Jeremy Doble ishte zhdukur nga shtëpia që më tetë shkurt në ujërat pranë qytetit të tij. Vogëlushi ishte sulmuar dhe ngrënë nga një ekzemplar prej 4.3 metrash i gjatë, i cili kishte mbetur në kurth në një lumë për shkak të shirave të dendura, që kishin goditur vendin gjatë orëve të fundit pak para ngjarjes. Krokodili i cili ishte kapur nga veterinarët, nuk ishte vrarë dhe pjesët e trupit të fëmijës ishin nxjerrë nga stomaku i zvarranikut mishngrënës nëpërmjet një teknike kirurgjikale jo vdekjeprurëse. Prindërit e fëmijës së vdekur për shkak të sulmit nga krokodili i kanë kërkuar autoriteteve që të mos e vrasin kafshën. Kërkesa e tyre është miratuar dhe kafsha tani do të transferohet në një kopsht zoologjik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›