E Diel, 1 Nëntor 2026

Një italian vjedh një laptop dhe monitorin e një kompjuteri tjetër në Hotel Tirana



Tiranë - Specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve të Biznesit janë kryer dy ditë më parë veprimet hetimore dhe procedurale brenda ambienteve të Hotel Tirana International, pasi është konstatuar vjedhja e monitorit të një kompjuteri po në pronësi të hotelit. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autor i kësaj vjedhjeje është një shtetas italian, i cili ka qenë klient i këtij hoteli. Aktualisht nga specialistët pranë seksionit kundër vjedhjeve të biznesit po punohet për kapjen e autorit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar, por për arsye të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij. Materiali hetimor do t’i kalojë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

29 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›