E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vila firmos për Dinamon e Zagrebit

 

Leonard Karaj

Dervish Haxhiosmanoviç lëshon vrer ndaj Vllaznisë. Më së shumti inati i tij është shryrë ndaj emrave më të njohur të kësaj skuadre gjatë sezonit të kaluar si Elvin Beqiri, Xhevair Sukaj, Mirko Plantiç, Xhejms Boadu, etj. Sipas tij dështimi i kuqebluve erdhi pikërisht nga këta të fundit. “Më vjen keq që publikut të mrekullueshëm shkodran dhe presidentit Valter Fushaj, nuk i sollëm titullin kampion. Mund të jenë disa arsye. Por të jeni të bindur Vllaznia e sivjetme nuk e kishte stofin e duhur për të dalë kampion. Objektivi fillestar siç e dini ka qenë sigurimi i pjesëmarrjes në Ligën Evropiane. Duke shprehur konsideratën time për punën e paraardhësit tim Agim Canajt, kuqeblutë u shkëputën 7 pikë nga tiranasit, thotë trajneri malazez në një intervistë për të përjavshmen “Vllaznimi shkodran”.
Akuzat
Sipas “Dedës” disa futbollistë nuk dhanë maksimumin e tyre në fushën e lojës, ndërsa disa të tjerë nuk ishin sikundër ai i mendonte ose i kishin thënë. “U blenë lojtarë apo u rikthye ndonjëri si Sukaj. Po ç’ndodhi? U prishën ekuilibrat. Kroati Plantiç rezultoi një dështim i plotë. Sukaj spostoi në stol Dhëmbin dhe luajti për hesap të vet duke harruar se futbolli është një lojë kolektive. Më kishin thënë fjalët më të mira për ganezin Boadu por edhe ai humbi në apatinë e lojtarëve të tjerë. Mbrojtja s’mori shumë përsipër kurse në fazën e tretë, thuajse me “grafik” pësoheshin golat për gabimet e papranueshme të Beqirit dhe Bashiç. Kapiteni Sinani për shkak dëmtimi, s’ishte më ai i pari. Thuajse gjithçka pritej nga rendimenti i Nallbanit dhe Shtubinës. Pa harruar këtu edhe dëmtimi i Doçit dhe Osjes. Në 11 javët që kam drejtuar Vllazninë, natyrisht kam pasur edhe unë gabimet e mia”, ka pohuar Haxhiosmanoviç.
LiCenca
Më pas “Deda” e kap edhe me specialistët e futbollit në Shqipëri dhe me ata shkodranë në veçanti, të cilët i konsideron si denigrues. “E vetmja gjë që s’më ka pëlqyer ka qenë qëndrimi aspak dashamirës i specialistëve të futbollit shkodran por edhe më gjerë. Xhelozia, mesa duket, dhe qëndrimi shumë nihilist, u kishte errësuar jo pak logjikën. Sulmet denigruese të disa prej tyre qoftë në shtypin sportive apo kanalet televizive, sidomos ato lokale, qenë pa etikë profesionale dhe pa doganë. Mungesa e liçensës ishte thjesht një “gjethe fiku” për të justifikuar largimin tim. Dhe e kërkonin derisa ia arritën qëllimit me një dashakeqësi tipike dhe pa as më të voglin bonsens”, ka pohuar ish-trajneri i Vllaznisë. Ndërkohë pyetjes se përse kurdoherë i përgjigjet pozitivisht thirrjes për të drejtuar ekipin e Vllaznisë “Deda” i është referuar afërsisë me Shkodrën dhe dëshirës për të drejtuar një skuadër si Vllaznia.

Vllaznia, në pritje 2 brazilianë
Me përjashtim të kosovarit Fetim Kapasit dhe të malazezit Zheiko Mrvaleviç, por edhe të futbollistit të ri nga Ada e Velipojës Ansi Nika, asnjë prurje tjetër nuk ka në radhët e kuqebluve. Megjithatë drejtuesit e klubit janë në pritje të afrimit të dy lojtarëve nga Brazili. Njëri nga drejtuesit e klubit të futbollit shkodran po vazhdon punën për gjetjen e elementit të duhur për tek ekipi.

Thirret me U-21, jo me Vllazninë
Një nga lojtarët e rinj, Erion Vucaj, pjesë e ekipit tonë Shpresa nuk është marrë në minifazën përgatitore të ekipit kuqeblu nga drejtuesit e klubit shkodranë. Sipas njërëzve pranë lojtarit mësohet se gjithçka ka lidhje me kërkesën e drejtuesve të klubit për të rinovuar kontratën përsëri me këtë lojtarë me një afat 3 vjeçar pikërisht kur kjo kontratë lojtarit i skadon me 30 gusht 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›