E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela shuan ëndrrat e Kotbusit: Do iki!

 

Mesfushori Ervin Skela ka hedhur poshtë mundësinë që të vazhdojë të luajë për Energi Kotbusin. Mesfushori i Shqipërisë ka edhe dy vite kontratë me Kotbusin që kampionatin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën 2.

 "Tema Kotbus është e mbyllur për mua. Kanë pyetur disa klube të Bundesligës 1 dhe 2, por ende asgjë nuk ka konkrete. Klauzola specifike e parakontratës së Ervin Skelës me Energi Kotbusin kishte të bënte me qëndrimin e klubit nga ish-Gjermania Lindore në Bundesligën 1 dhe tashmë prej gati një muaji fantazisti 32-vjeçar është në kërkim të një destinacioni të ri.
Shpresa e tifozëve, që Ervin Skelën sezonin e ardhshëm ta shohin sërish te Energi, tashmë ka vdekur përfundimisht. Është vetë regjisori shqiptar që shprehet për "Bild": "Tema 'Kotbus' është përfundimisht e mbyllur", duke shënuar ëndrrat e tifozëve që ai të qëndrojë. Thashethemi më i nxehtë: Skela është në listën e dëshirave të klubit turk, Bursasporit (gazeta lokale "Bursa hakimijet"). Por, së fundi doli në qarkullim edhe një transferim i tij në Zvicër te Bazeli. Gjithashtu, edhe klubi gjerman i Bundesligës 2, Tus Koblenz, atje ku luan Fatmir Vata, ekziston si opsion. Koblenzi drejtohet nga trajneri më i dashur për vlonjatin, 51-vjeçari Uve Rapolder. Skela thekson për tabloidin: "Së bashku ne kemi pasur gjithmonë sukses". Në të njëjtat tone është dhe Rapolder, madje shumë optimiste: "Po, unë do të doja ta kisha me shumë qejf Ervin në ekipin tim. Por, unë nuk e di nëse kjo do të realizohet, pasi në mes janë dhe motivet financiare". Ervin Skela mbërriti në janar të vitit 2007 te Energi Kotbusi, pasi kaloi një aventurë jo të sukseshme te Ascoli në Serinë A. Për Kotbusin, Skela për dy sezone e gjysmë u aktivizua në 72 ndeshje, duke shënuar 9 gola. Ka interesim edhe nga klube jashtë Gjermanisë", ka thënë 32-vjeçari Skela, përcjell të enjten sajti gjerman "Focus Online". Ky sajt ka shkruar se tashmë kanë nisur negociatat për një transferim të mundshëm të Skelës te skuadra zvicerane Basel. Sipas "Focus Online" për futbollistin vlonjat të interesuar janë edhe Koblenzi i Bundesligës 2 dhe ekipi turk i kategorisë së parë, Bursaspor. Për Kotbusin, Skela luan nga fillimi i vitit 2007. Më herët ai ka luajtur për Askolin në Itali dhe për Kaizerslauternin, Arminia Bielefeldin, Eintraht Frankfurtin e disa ekipe të tjera në Gjermani. Ai ka realizuar 21 gola në 168 paraqitje në Bundesligës 1. Në Bundesligën 2 ka luajtur 127 herë dhe ka shënuar 32 gola. Për Shqipërinë ka 60 paraqitje.

Hamburgu tërhiqet për Canën
Klubi i Hamburgut nuk ka arritur akordin me drejtuesit e skuadrës së Marsejës. Ata kanë kërkuar një shifër prej 15 milionë eurosh, por gjermanët e kanë cilësuar të papranueshme këtë kërkesë. Sipas tyre, është arritur një akord me vetë futbollistin, por gjithçka ka ngecur te kërkesa e francezëve. Hamburgu ka vënë në dispozicion vetëm 10 milionë euro për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare, çka është refuzuar menjëherë nga presidenti i Marsejës, Pap Diuf. Gjatë ditëve të ardhshme pritet që Cana të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›