Studimet jashtë, tre hapat për të vijuar shkollën e lartë në Gjermani
Kush është i vendosur për të ndjekur shkollën e lartë në Gjermani i duhet të bëj vetëm tre hapa për të nisur aplikimin për studim. Nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme duhet të japin fillimisht një provim që quhet “Feststellungsprüfung”. Provimi ka dy pjesë: një provim teknik dhe DSH-ja (“Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang”. Për këtë provim, ju mund të përgatiteni nga një institucion parauniversitar që quhet “Studienkolleg”. Në të gjithë Gjermaninë ekzistojnë “Studienkolleg”-e. Hapi i parë: Kërkoni në internet universitetin ose institutin e lartë profesional për të cilin jeni të interesuar. Këta do t’i gjeni gjithmonë në adresat si për shembull: për universitetin e Konstancës apo për institutin e lartë profesional të Jenës. Hapi i dytë: Kërkoni faqet e “Akademisches Auslandsamt”-it (AAA) ose “International Office”. Atje mund të informoheni edhe në anglisht se për cilat dokumente keni nevojë për të bërë një aplikim. Në shumë raste, këto dokumente janë: Dëftesa e Pjekurisë, një certifikatë që tregon nivelin tuaj të gjermanishtes, një fotokopje e pasaportës tuaj dhe një letër motivimi. Nëse studioni në një universitet shqiptar, kërkohet edhe një certifikatë që provon se e keni kaluar provimin e noterizuara. Hapi i tretë: Plotësoni një “Antrag auf Zulassung zum Studium für ausländische Studienbeëerber/innen” (“Aplikim pranimi për studime nga aplikues të huaj”). Këto aplikime ekzistojnë në gjermanisht dhe në anglisht. Shumica e universiteteve përdorin këtë aplikim standard. Sa më shpejt, aq më mirë. Në shumë universitete dhe institute të larta profesionale, data e fundit është 15 korrik, në disa shkolla të larta data është më herët. Zakonisht, shkollat e larta nuk pranojnë në asnjë mënyrë që dokumentet të dorëzohen më vonë. Deri në datën e përcaktuar të gjitha dokumentet duhen të ndodhen në zyrat e “AkademischesAuslandsamt”-it ose në zyrën eASSIST-it. ASSIST-i është një vend qendror, që i ngarkuar nga rreth 50 shkolla të larta kontrollon nëse dokumentet tuaja janë të plota dhe formalisht në rregull. Nëse universiteti që ju keni zgjedhur është anëtari i ASSIST-it duhet të drejtoni aplikimin tuaj atje. Aktualisht, një aplikim me ASSIST-in kushton 50 euro. Çdo aplikim tjetër kushton 15 euro. Duhet të mbani patjetër kontakt me “Akademisches Auslandsamt”-in apo me “International Office”. Formuloni pyetjet tuaja në mënyrë sa më konkrete, pasi shumë zyra nuk iu përgjigjen më pyetjeve të përgjithshme si: “Hello, my name is XY, /What can I do if I /Want to study in your university?”, sepse marrin çdo ditë disa qindra e-maile nga gjithë bota. Në qoftë se nuk merrni përgjigje, provoni një herë tjetër. Provoni edhe të flisni me telefon. Të gjitha dokumentet në shqip duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht.
16 Qershor 2009