E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, Gjykata dënon me burg Skënder Ballën, vrasësin e Zekës



DURRËS - Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë masën e arrestit me burg për autorin e vrasjes së Artan Zekës. 45-vjeçari Skënder Balla është përballur për herë të parë dje me togat e zeza, të kryesuara nga gjykatësi Neritan Tabaku. Në dëshminë e tij Balla ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka fajësuar viktimën dhe të afërmit e tij se kanë provokuar të gjithë ngjarjen. Para trupit gjykues 45-vjeçari ka treguar në mënyrë të detajuar gjithçka ka ndodhur para krimit. Sipas Ballës, fillimisht është sulmuar me mjete të forta makina e tij dhe më pas sherri mes tij dhe Artan Zekës ka degjeneruar në dhunë nga ky i fundit.
Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Qerret të Durrësit, ku mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën në spital Artan zeka. Policia, në deklaratën e saj, e ka motivuar ngjarjen me shkaqe politike, ndërsa ende dje të afërmit e autorit shprehen se janë të paqartë për shkakun, pasi sipas tyre Skënder Balla nuk merrej me politikë.

16 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›