E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimet në Itali, afati i fundit për dorëzimin e formularit për bursë është 10 qershori



Data 10 qershor është afati i fundit, i vendosur nga autoritetet italiane, për dorëzimin e formularit on-line për bursë. Instituti Italian i Kulturës në Tiranë njofton se pasi aplikantët të kenë plotësuar dhe dërguar nëpërmjet internetit formularët e tyre, mund të paraqesin pranë këtij instituti brenda e jo më tej se data 19 qershor 2009 (do te merret parasysh vula e postës) dokumentet e mëposhtme: Formularin e shtypur në letër, të firmosur, me datë dhe me fotografi; Kurrikulum studimi (jo më tepër se katër faqe) si dhe tituj të mundshëm shkencorë; Për nëpunësit publikë, përfshirë këtu edhe pedagogët e universiteteve: letër nga superiori (shefi i departamentit, drejtori i Entit, etj.) duke motivuar kërkesën e bursës; Letër prezantimi nga të paktën dy autoritete akademike shqiptare. Këto letra nuk janë të nevojshme, në rast se kandidatët propozohen nga autoritete lokale; Projekt i kujdesshëm dhe i detajuar, duke shpjeguar atë çfarë ka kandidati do të realizojë nëpërmjet kësaj burse si dhe objektivat që do të arrijë, duke përshkruar qartë institucionin pranë të cilit do të kryejë aktivitetin e tij si dhe kontaktet që do të ketë me personalitetet shkencore dhe akademike; Letër nga një pedagog ose ekspert italian i gatshëm të ndjekë kandidatin në aktivitetin e parashikuar në projekt.

Matura, “ngujohen” nesër hartuesit e tezave të Matematikës

Rreth 20 specialistë do të “izolohen” nesër në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), për të hartuar tezat e provimit të Matematikës. Hartuesit e tezave të provimit të dytë të detyruar të Maturës, do të dalin prej AVA-s ditën e zhvillimit të provimit, që është data 11 qershor, pas shpërndarjes së testeve. Në total, do të hartohen 7 lloje të ndryshme tezash provimi, të përshtatura sipas profilit të gjimnazeve, të cilat do të përgatiten në dy variante. Menjëherë pas përzgjedhjes së pyetjeve të testit nga hartuesit dhe nëpunësit e AVA-s do të kryhet shumëfishimi dhe paketimi i test-broshurave. Testi i provimit të Matematikës, ashtu si edhe ai i Gjuhë-Letërsisë, do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje me përgjigje alternative (13 pikë) dhe 12 pyetje me zhvillim (37 pikë). Në total një maturant duhet të marrë maksimumi 50 pikë për çdo provim të detyruar. Pas përfundimit të provimit të dytë të Maturës, maturantët do t’i nënshtrohen provimeve me zgjedhje, që janë prova e fundit që ata duhet të kalojnë për tu ulur në auditorë.

4 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›