E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekstet e huaja, MASH-i shpall konkurrimin publik për shtëpitë botuese



Ministria e Arsimit shpall konkurrimin publik për përzgjedhjen e shtëpive botuese që do të prodhojnë dhe shpërndajnë tekste të huaja në gjuhë të huaja në shkollat shqiptare. Komisioni i Miratimit të Teksteve Shkollore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të hap më datën 9 qershor konkurrimin publik për shtëpitë botuese që do të dëshirojnë të prodhojnë dhe shpërndajnë në shkollat shqiptare, për vitin shkollor 2009-2010 tekstet e huaja, të gjuhëve të huaja nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë. Afati kohor për hapjen e ofertave me tekstet përkatëse në konkurrimin publik do të jetë data 9 qershor 2009, ora 10:00, në MASH në sallën e mbledhjeve. Oferta dhe të gjithë dokumentet e kërkuar (përveç tekstit i cili duhet të jetë në gjuhën përkatëse të huaj) duhet të përgatiten në gjuhën shqipe. Për informacione të mëtejshme rreth paraqitjes së ofertave të interesuarit duhet t’i drejtohen Komisionit të Miratimit të Teksteve Shkollore pranë MASH ose të vizitojnë faqen e internetit të MASH: www.mash.gov.al.

4 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›