E Diel, 1 Nëntor 2026

Traumat automobilistike më dominueset

Autori i Lajmit: red.
Një studim i specialistëve të Qendrës Kombëtare të Traumave, raporton se në Shqipëri historikisht kanë ndryshuar shkaktarët dominues të traumave. Në kohën e diktaturës komuniste një nga shkaktarët kryesorë ishin aksidentet në punë, kryesisht në miniera, ndërsa në vitet e para të demokracisë u rritën dëmtimet me armë zjarri. Sot vendin e parë e zënë traumat automobilistike. Në vitin 2007 kanë pësuar vdekje nga trafiku rrugor 384 (295 meshkuj dhe 89 femra). Por trauma ka edhe faktorin tjetër ndikues në shoqëri, atë ekonomik. Ky tregues llogaritet si kontribut që çdo individ i humbur në aksident do të kishte dhënë gjatë jetës së tij nëse do të ishte gjallë, në formën e taksave për buxhetin. Trajtimi i traumave fillon që në momentin e ndodhjes së aksidentit dhe ka të bëjë me shërbimin paraspitalor, më pas me atë spitalor dhe rehabilitimin. Në Shqipëri, akoma nuk ka një shërbim urgjence në rrugë, ndërkohë që ndihma e parë dhe transporti bëhen nga njerëz të paspecializuar.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›