E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertë për konfliktin e pronave në Bushat

• SHKODER – Një grup ekspertësh do të jetë së shpejti në Bushat për të evidentuar të gjitha problemet e hasur me pronat private e publike si dhe mbivendosjen e tyre.Personat përgjegjës që i kanë krijuar ato do të ndëshkohen. Fjalët janë të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, i cili zhvilloi paraditen e djeshme një takim me drejtuesit të komunës së Bushatit. Qëllimi i vizitës ishte inaugurimi i përfundimit të fazës së parë të rikonstruksionit të rrugës që lidh qendrën e kësaj komune me autostradën, një investim ky prej 25 milionë lekësh. Nishani premtoi se së shpejti Bushati do të kthehet në bashki dhe investimet do të jenë më të mëdha. Pikërisht gjatë takimit, Nishani u njoh me ankesat e vetë pushtetarëve lokalë për mbivendosjen e pronave apo zënien e pronave publike. Ndërkohë, ministri i Brendshëm kërkoi prej tyre shfrytëzimin real të sipërfaqeve të tokave pyjore apo bujqësore që kanë kaluar në pronësi të qeverisjes vendore.                               r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›