E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi: Në SHBA dhunohen 20% e grave

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC” e cila i referohet një studimi kombëtar amerikan për dhunën seksuale dhe të llojeve të tjera ndaj burrave dhe grave nga ana e një partneri të afërt.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve për më tepër thotë se rreth 25% e grave janë sulmuar nga një partner ose nga bashkëshorti.

Studimi thotë se më shumë se 24 persona në minutë raportohen të jenë përdhunuar apo dhunuar, teksa janë të raportuar 12 milionë sulme.

Ekspertët e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve i përshkruajnë rezultatet si “befasuese”.

Ja rezultatet kryesore:

- Më shumë se një milion gra është raportuar të jenë dhunuar në 12 muajt e fundit
- Më shumë se gjashtë milionë burra e gra janë viktima të shantazhit
- Më shumë se 12 milionë gra dhe burra janë raportuar të dhunuar, dhunuar psikologjikisht ose të shantazhuar nga një partner intim vetëm përgjatë vitit të fundit

80% e të dhunuarave ose të përdhunuarave e kanë vuajtur sulmin nën moshën 25-vjeçare ndërsa 35% e tyre kanë vuajtur sulmin nën moshën 18-vjeçare, por nga një i rritur.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-15 13:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›