E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata e përmbytjeve, përmirësim i dukshëm në Shkodër, ja shifrat

Tiranë, 15 Janar NOA - Dita që u mbyll (e
Enjtja) solli një përmirësim të konsiderueshëm të situatës në zonat e prekura
nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës, veçanërisht në komunat Bërdicë, Guri i Zi,
Qendër M.Madhe, Bushat, Dajç. Si pasojë e përmirësimit të situatës sot
rezultojnë 2060 ha më pak sipërfaqe toke të përmbytur dhe 480 shtëpi më pak të
përmbytura se ditën e djeshme, datë 13.01.2010. Kurse rruga e Dajçit tashmë
është bërë e kalueshme nga automjetet.

Sakaq, rrugët në hyrje të qytetit dhe gjendja
në lagjet periferike (Bahçallek, Ajasëm, Kiras, Salo Halili) paraqitet si më
poshtë:

Rruga nacionale Shkodër Tiranë, tek Harku i
Berdicës është plotësisht e lirë dhe mund të qarkullohet me të gjitha llojet e
automjeteve.

Në hyrje të Urës së Bunës realizohet kalimi
normalisht.

Rruga Ura e Bunës Shirokë, pati gjithashtu
një rënie të nivelit të ujit, por megjithatë ishte i vështirë qarkullimi për
automjetet e vogla.

Niveli i ujit në Liqenin e Shkodrës ka patur
rënie në të gjithë perimetrin e shtrirjes se tij.

 Komuna Dajç

Në rrugën Bërdicë-Dajç (tek Kthesa e Dajcit),
niveli i ujit pati rënie të ndjeshme.

Rruga Pentar Velipojë është e pakalueshme.

Rruga DajçPentar është e kalueshme nga
automjetet e larta (kamionë).

Rruga Bërdicë Darragjat mund të kalohet me
të gjitha automjetet.

Rrugët e brendshme në Qendrën e Komunës së
Dajcit, për në fshatrat e tjera të kësaj komune janë të kalueshme nga automjetet.

Komuna Velipojë

Ura e Gjolulit (aksi Shkoder Velipoje) është
e pakalueshme.

Rruga nga Mali i Jushit Velipoje, (rruga e vjetër)
nga Bendi është e pakalueshme.

Rrugët nga qendra e komunës me të gjitha
fshatrat është e kalueshme nga automjetet. (E njëjta gjë edhe për dy fshatrat
Luarzë e Ças) që vazhdojnë të mbeten të përmbytura.

Komuna Bërdicë

Në këtë komune qarkullimi i automjeteve është
normalizuar.

Komuna Ana e Malit

Ne këtë komunë nuk ka problem për qarkullimin
i automjeteve, por vetëm aksi rrugor Ana e Malit- Obot është i pakalueshëm.

Në fshatrat e kësaj komune niveli i ujit ka
pësuar rënie.

Komuna Bushat

Në këtë komunë janë përmbytur, fshatrat Mali
Jushit, Hoten, Fshati i Ri dhe Trush i Vjetër. Edhe në këto fshatra është
normalizuar qarkullimi i automjeteve në drejtimin e segmentit Bushat Torovicë
(rruga e vjetër e Lezhës).

Fshatrat e tjerë që janë në juridiksionin e
kësaj komune nuk paraqesin problem nga përmbytja.

Strukturat e Forcave të Armatosura, Policisë
së Shtetit dhe të institucioneve të tjera kanë realizuar detyrat e përcaktuara
nga Komiteti Ndërministror për ditën e sotme 14.01.2010, si për shpërndarjen e
ndihmave ushqimore dhe ushqimeve për bagëtinë, ashtu edhe për përforcimin e
argjinaturave dhe lehtësimin e qarkullimit në segmente të ndryshme rrugore në
zonën e prekur nga përmbytja.

Sot tek Rezervat e Shtetit në Gjadër, Lezhë,
kanë mbërritur një sasi e madhe ndihmash nga qeveria italiane për zonat e
prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës.

Ndihmat italiane të ardhura nëpërmjet portit
të Durrësit nga Italia përfshinin ushqime, medikamente, pajisje e enë kuzhine,
çadra, pompa dhe gjeneratorë.

Gjatë të enjtes, kryen një vizitë në Shkodër
dhe në zonat e përmbytura, Presidenti i Republikës Z. Bamir Topi i shoqëruar
nga Ambasadori i KE Z. Lohan, Ambasadori i SHBA Z. Withers dhe Ambasadori i
Spanjës Z. Montobio.

Presidenti Topi dhe ambasadorët vlerësuan
punën e kryer nga të gjitha strukturat e angazhuara për përballimin e
emergjencës civile në Qarkun e Shkodrës.

Të dhënat më të fundit mbi numrin e personave
të evakuuar, sipërfaqen e tokës dhe numrin e shtëpive të përmbytura:

Njësia
vendore

Tokë e
përmbytur

Përsona
të evakuuar

Shtëpi
të përmbytura

1

B.
Shkodër

200 ha

616

300

2

K.
Dajç

2000
ha

2000

1187

3

K. Ana
Malit

1200
ha

282

180

4

K.
Velipojë

2000
ha

200

50

5

K.
Bërdicë

1600
ha

810

180

6

K.
Guri Zi

-

730

-

7

K.
Bushat

2000
ha

500

250

8

K.
Qendër, M.Madhe

40 ha

10

6

9

K.Rrethina

300 ha

25

16

Gjithsej

9340
ha

5173 persona

2169
shtëpi

         Më 13.01.2010 gjithsej 11.400 tokë dhe 2649 shtëpi të përmbytura

 Te  dhena  orare
per  kaskaden  e 
Drinit  dhe  Ulzes: ora 22.00, 14.01.2010   

a.    Kuotat,  prurjet 
dhe  prodhimi

HEC

K. max. lejuar
(m)

K. orare
(m)

Dif. Kuotave orare
(cm)

Prurjet
orare
(m3/sek)

Prodhimi
orar
(MW)

Fierze

296.00

290.01

 0

520

 450

Koman

175.00

170.77

0

200

 
580

V.Dejes

76.00

74.62

+1

80

 
250

Ulez+Shkopet

128.80

128.54

-1

65

  
45

HEC e tjere

  
40

Derdhje  uji

    Fierze

  
Koman

   V.Dejes

    Ulez

Shkopet

Porta (m3/sek)

 0

   0

         250

   50

  100

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›