Serbia njeh Kosoven, nenshkruhet marreveshja
Ne raundin e 10 te bisedimeve Kosova dhe Serbia kane arritur marreveshjen e pare mes dy vendeve. Nenshkrimi i aktit te djeshem mes kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci dhe atij te Serbise, Ivica Dacic paraqet nje karakter historik mes marredheniet mes dy vendeve: Per here te pare Serbia e njeh Kosoven si shtet dhe pranon juridiksionin e saj edhe ne territoret ku banon pakice serbe. Marreveshja eshte nenshkruar ne prani te Perfaqesues se Larte Bashkimit Europian, Katherine Ashton. Ndersa garancia per zbatimin e marreveshjes eshte marre nga Aleanca e Atlanitkut Verior (NATO).
Marreveshja
Ne tekstin prej 15 pikash, ajo qe cilesohet si me e rendesishme per anetaresimin e Kosoves ne organizatat nderkombetare, eshte pika 14. Sipas tekstit te publikuar dje asnje prej vendeve nuk do te pengoj pjesemarrjen e shtetit tjeter ne organizatat nderkombetare. “Eshte rene dakord qe asnjera pale nuk do te bllokoje ose te inkurajoje te tjeret per te bllokuar, progresin e pales tjeter ne rrugen dhe perspektiven e tyre drejt Bashkimit Evropian”. Nje tjeter pike e rendesishme eshte dhe ajo qe lidhet me kompetencat e komunave me banore serb ne veri te Kosoves. Sipas marreveshjes, keto komuna do te funksionojne “sipas Kartes Evropiane te Veteqeverisjes Lokale dhe sipas ligjeve te Kosoves”.
Garancia
NATO dhe Bashkimi Europian jane dy institucionet me te rendesishme nderkombetare qe kane marre persiper monitorimin dhe zbatimin e marreveshjes ne terren. Menjehere pas marreveshjes, Sekretari i Pergjithshem i NATO, Anders Fogh Rasmussen, ka vleresuar hapin e hedhur nga dy kryeministrat. “NATO eshte e lumtur qe arriti te ndihmoj Kosoven dhe Serbine ne arritjen e marreveshjes per normalizimin e raporteve”, tha sekretari i pergjithshem Anders Fogh Rasmussen. Ne nje komunikate per shtyp, shefi politik i Aleances se Atlantikut Veriot shkruan se procesi i negociatave ka qene i gjate, por perfundoi me sukses. “Ka pasur raste kur ka qene e veshtire, por te gjithe lideret e perfshire ne to jane ngritur pertej veshtiresive. Nga ana e saj, NATO do te vazhdoj te siguroj nje mjedis te qete dhe te sigurt ne gjithe Kosoven. NATO dhe ne vecanti KFOR-i, jane te gatshem qe te ndihmojne zbatimin e marreveshjes se fundit, brenda mandatit tone”, ka thene Rasmussen. Ai ka shtuar se “popujt e rajonit, dhe e gjithe bashkesia nderkombetare do ta njeh ate qe eshte arritur ketu ne Bruksel. Besoj se kjo marreveshje eshte nje hap i madh perpara per paqen dhe sigurine rajonale”.
Jahjaga: Marreveshja ndihmon integrimin ne BE
Presidentja e Republikes se Kosoves, zonja Atifete Jahjaga, ka vleresuar dje marreveshjen e arritur ndermjet kryeministrit te Republikes se Kosoves Hashim Thaci dhe kryeministrit te Republikes se Serbise, Ivica Dacic ne procesin e dialogut per normalizimin e marredhenieve ndermjet dy shteteve fqinjeve sovrane dhe te pavarura, qe u zhvillua ne Bruksel me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian dhe me mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. “Presidentja Jahjaga vlereson se marreveshja e arritur ndihmon ne vendosjen e bashkepunimit te gjithanshem si dhe relakson raportet ndermjet dy vendeve tona, duke ndihmuar ne rrugen e anetaresimit ne Bashkimin Evropian dhe eshte kontribut konkret per paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe me gjere”, thuhet ne reagimin e Presidentes Jahjaga.
Permbajtja e pikave te marreveshjes se propozuar:
1: “Bashkesi/Asociacion” te Komunave me shumice serbe ne Kosove, e hapur edhe ndaj komunave te tjera, nese anetaret pajtohen.
2: “Bashkesia/Asociacioni” do te formohet me statut.
3: Strukturat do te formohen sipas te njejtes baze sikur edhe rajonet ekzistuese ne Kosove.
4: Kompetencat do te jene sipas Kartes Evropiane te Veteqeverisjes Lokale dhe sipas ligjeve te Kosoves.
5: “Bashkesia/Asociacioni” do te ushtroje kompetenca shtese ashtu sic i jep autoriteti qendror.
6: “Bashkesia/Asociacioni” do te kete nje rol perfaqesues ne autoritetin qendror dhe do te kete nje ulese ne Keshillin konsultative te komuniteteve.
7: Ne Kosove do te kete vetem nje force policore, e cila do te quhet “Policia e Kosoves”. E gjithe policia ne veri te Kosoves do te integrohet ne kuader te Policise se Kosoves. Pagat do te jepen vetem nga Policia e Kosoves.
8: Anetareve te strukturave te tjera serbe te sigurise do t’u ofrohen pozita perkatese ne strukturat e Kosoves.
9: Do te jete nje Komandant i Policse Rajonale per kater komunat veriore me shumice serbe. Komandant i ketij rajoni do te jene nje serb i Kosoves, i emeruar nga Ministria e Brendshme, nga nje liste e ofruar nga kryetaret e komunave. Perberja e Policise se Kosoves do te reflektoje perberjen etnike te popullsise se kater komunave.
10: Autoritetet gjyqesore do te integrohen dhe punojne ne kuader te sistemit ligjor te Kosoves. Gjykata e Apelit nga Prishtina do te themeloj nje panel te perbere nga gjykatesit serbe te Kosoves dhe kosovare, te cilet do te merren me te gjitha komunat me shumice serbe.
11: Nje njesi e kesaj Gjykate te Apelit do ta kete seline ne pjesen veriore te Mitrovices.
12: Zgjedhjet lokale ne vitin 2013 do te zhvillohen me lehtesimin e OSBE-se dhe ne perputhje me ligjet e Kosoves.
13: Palet do te arrijne nje marreveshje per energjine dhe telekomin qe do te perfundoje me 15 qershor.
14: Eshte rene dakord qe asnjera pale nuk do te bllokoje ose te inkurajoje te tjeret per te bllokuar, progresin e pales tjeter ne rrugen dhe perspektiven e tyre drejt Bashkimit Evropian.
15: Nje komitet zbatimi do te krijohet nga te dy palet, me ndihmen e BE-se.
“Kapitull i ri ne rajon”
Kryeministri Sali Berisha ka vleresuar marreveshjen e arritur mes Kosoves dhe Serbise dje ne Bruksel. “Kjo marreveshje historike perben nje arritje madhore, tejet te rendesishme per Kosoven dhe Serbine, normalizimin e marredhenieve midis tyre.
Marreveshja e Brukselit ka nje rendesi te madhe per te gjithe rajonin tone, per paqen, bashkepunimin dhe integrimin rajonal dhe evropian”, u shpreh kryeministri. Ai shtoi se kjo marrveshje hap nje kapitull te ri ne rajon.
“Kosova fitoi paqen”
Marreveshja mes Kosoves dhe Serbise eshte komentuar dje dhe nga kreu i PS-se, Edi Rama. Ne rrjetin social Twitter, Rama shprehet se lidershipi i Kosoves fitoi jo vetem luften por edhe paqen.“Mirenjohje te thelle baroneshes Ashton dhe miqve te medhenj amerikane per rolin historik ne arritjen e marreveshjes mes Kosoves e Serbise! Krenar per Kosoven qe fale nje lidershipi vizionar fitoi luften dhe paqen me dinjitetin me te madh! Me ne fund dhe Serbia beri gjene e duhur”, shprehet Rama.