Studimi i ISPSH për ndotjen e mjedisit: Tirana rrezik për të jetuar
Sipas studimit të ISHP-së, Tirana klasifikohet si qyteti më i ndotur. Për vitin 2008, të dhënat e elementëve janë në 2-4.5 herë më të larta se sa normat e lejuara të vendeve të BE-së, duke na klasifikuar në zonën e rrezikut shëndetësor. Tirana është problem kryesor për përmbajtjen e grimcave në ajër, por vërehet se edhe dioksidi i azotit, NO2 ka tashmë vlera të konsiderueshme në shumicën e pikave të monitoruara në kryeqytet.
Këto janë përfundime nga studimi i Institutit të Shëndetit Publik, ISHP, për monitorimin e cilësisë së ajrit për periudhën janar - dhjetor 2008. Sipas studimit të ISHP-së, vazhdon predominimi i përmbajtjes së larte mbi normat e lejuara të grimcave totale (LNP) dhe atyre të respirueshme (PM10) në atmosferat urbane të qyteteve të monitoruar, ku në top-listë është Tirana, për sa i përket ndotjes më të lartë. Sipas specialistëve, nuk vërehet ndonjë ulje statistikisht e besueshme e përmbajtjes se këtyre elementëve, gjë që flet për vëmendje të ulët ndaj rrezikut të tyre shëndetësor. Sipas studimit të ISHP-së, për vitin 2008, të dhënat e elementëve janë në 2-4-5 herë më të larta se sa normat e lejuara të vendeve të BE-së. "Këto vlera janë ndër më të lartat absolute në krejt vendet e BE-së,
duke na klasifikuar në zonën e rrezikut shëndetësor", - kanë sqaruar specialistët. Sipas të dhënave të raportit të ISHP-së, po rritet në mënyrë të qëndrueshme edhe përmbajtja e NO2 në ajrin urban, jo vetëm të Tiranës, por edhe të Korçës dhe Vlorës, si rezultat i shtimit të trafikut automobilistik. Duke qenë se ecuria rritëse e automjeteve do të shtohet më tej, pritet që për 4-5 vjet, NO2 të kapërcejë normën e vendeve të BE-së. Në këtë kuadër, gjatë muajve janar-shkurt 2008 nga ana e ISHP-së u krye edhe monitorimi dymujor i përmbajtjes së dyoksidit të azotit, NO2 e të benzenit, C6H6 në krejt territorin e republikës së Shqipërisë, që përfaqësojnë edhe ndotësit kryesorë më të rrezikshëm të krijuar nga trafiku. Nga rezultatet e përftuara në mbi 50 pika matjeje, u duk qartë se ekziston një rrezik potencial i tejkalimit të vlerave kufi për dioksidin e azotit, NO2 dhe benzenin, C6H6 në shumë qytete, me popullsi të madhe ose të mesme. Të vetmit elementë që rezultojnë brenda normave të lejuara janë ozoni, O3 dhe plumbi, Pb.