E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta shkrimtari Maurice Druon

Është ndarë nga jeta një prej njerëzve më të shquar të letrave shkrimtari dhe akademiku francez me origjinë ruse, Maurice Druon. Nga Akademia Franceze bëhet e ditur se ai vdiq dje në moshën 90-vjeçare. Shkrimtari ishte njeriu më i afërt i ish-presidentit francez, Charle de Gaulle. Maurice Druon u lind në Paris më 23 prill të vitit 1918. Në fillim të viteve 1970 ai u emërua Ministër i Kulturës, ku pjesën më të madhe të karrierës ia kushtoi mbrojtjes së gjuhës franceze. Në vitin 1948 Maurice Druon mori çmimin më prestigjioz të letërsisë franceze ''Goncurt'' për veprën ''Familjet e Mëdha''. Presidenti francez, Nikolas Sarkozy i bëri homazhe shkrimtarit të madh, politikanit të njohur, penës dhe shpirtit të madh. "Maurice Druon do të mbetet në histori për ''Këngë Partizane'' që e shkroi së bashku me Joseph Kessel. Ai rrezikoi jetën për pasionin e tij për Francën dhe lirinë e saj'', nënvizoi në një komunikatë Sarkozy.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›