E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, mishi do ta shkatërrojë botën

Ndikimi mjedisor i konsumit të mishit është shumë më shkatërrues nga sa është menduar deri tani. Një fakt të tillë është pohuar nga shkencëtarët amerikanë, Robert Goodland dhe Jeff Anhang, bashkë-autorë të studimit "Blegtoria dhe ndryshimi i Klimës", i publikuar së fundmi në revistën "Watch". Sipas ekspertëve, mbi gjysma e gazit me efekt sere, është e prodhuar nga bujqësia industriale e blegtorale. Tashmë në dosjen "Long Shadow 2006" të FAO-s, bëhet e ditur sesi prodhimi i mishit është shkaku i 18% të shkarkimeve totale të gazeve serë për shkak të veprimtarive njerëzore, një proporcion i ngjashëm me atë të lëshimit që kryen e gjithë industria e transportit. Por sipas sondazheve të fundit të kryera nga Goodland dhe Anhang, në ajër lëshohen më shumë se 32.6 miliardë tonë dioksid karboni në vit, ose 51% të emisioneve GES prodhohen çdo vit rreth globit. Mishi cilësohet si një nga përgjegjësit e kësaj sasie, duke lëshuar në ajër një sasi të konsiderueshme të gazeve që shkaktojnë efektin serë,që janë dioksid karboni (CO2), metani, oksidi i azotuar etj. Shkencëtarët vlerësojnë se për prodhimin e 225 gramëve patate, lëshohet dioksid karboni në sasi ekuivalente me atë të krijuar nga ngarja e një makine për 300 metra distancë. Për pulën, shumë më tepër: 1,17 kilometra, 4.1 kilometra për mishin e derrit, dhe për mishin e viçit, për 15,8 kilometra. Në këtë mënyrë, shtojnë studiuesit, duhet treguar kujdes me prodhimin dhe gatimin e mishit, pasi ai mund të shkatërrojë globin tonë në të ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›