Karaxhiç bojkoton hapjen e procesit gjyqësor
"Ju informoj që mbrojtja ime nuk është e gatshme për procesin tim gjyqësor që do të nisë më 26 tetor dhe si pasojë e kësaj nuk do të paraqitem para jush në këtë datë'', shkruan Radovan Karaxhiç në dokumentin e paraqitur nga avokati i tij, Peter Robinson.
Ish-shefi politik i serbëve të Bosnjës, që mbrohet i vetëm, u kishte kërkuar gjyqtarëve shtyrjen e hapjes së procesit gjyqësor.
Radovan Karaxhiç, 64 vjeç, i cili kërkon pafajësinë, duhet të nisë të hënën të paraqitet para gjyqtarëve të TPI-së për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës së Bosnjës (1992-95).
Ai u arrestua në korrik 2008 në Beograd pas 13 vjetësh në arrati.