E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet e dënuara për krime kundër njerëzimit, Pllavshiç

Ajo ka qenë kryetare e Republikës separatiste serbe të Bosnje Hercegovinës dhe person me ndikim në Partinë Demokratike serbe të Bosnjës, e cila ka organizuar spastrimin etnik të myslimanëve dhe të kroatëve gjatë luftës së viteve 1992-1995 në territoret e ish-Jugosllavisë.

Qeveria e Suedisë, vendimin për lirimin e Pllavshiçit e përligj me faktin se ajo ka vuajtur dy të tretat nga 11 vjet burgim sa ishte e dënuar nga Gjykata e Hagës. Liljana Pllavshiç, është në moshën 80 vjeçare dhe ishte e dënuar me gjithsej 11 vjet burgim.

Lirimi i parakohshëm i Pllavshiçit është bazuar në praktikën juridike suedeze në bazë të së cilës i dënuari duhet të vuaj dy të tretat e dënimit të shqiptuar.

Ky vendim i qeverisë suedeze është pritur me indinjatë nga boshnjakët dhe kroatët që jetojnë në Suedi, të cilët në një farë mënyre kanë qenë viktima të politikës antinjerëzore të udhëheqjes së të liruarës.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›