Spanjë Itali, gjithçka për një barazim 1-1. Kroacia tre gola për tri pikë irlandezëve
SPANJE – ITALI 1-1
IRLANDE – KROACI 1-3
Kryendeshja e Grupit C, Spanjë – Itali, përfundoi pa fitues,në barazim 1:1Italia ishte afër fitores, kur kaloi në epërsi në minutën e 61-të, nëpërmjet Di Natales, i cili sapo kishte hyrë në lojë. Por Spanja, si kampione e dyfishtë tre minuta më vonë, pas një kombinimi perfekt që nisi nga Iniesta, Fabregas pas asistimit të Silvas nga afërsia barazoi shifrat, 1:1. Pas këtij goli, Spanja vazhdoi dominimin, duke mbajtur në të shumtën e kohës topin në pronësi, por pa mundur që të ndryshojë shifrat.Me sa duket të dy ekipet në këtë takim synim kryesor kishin që të mos humbisnin, në mënyrë që çështjen e kualifikimit ta zgjidhnin në dy takimet e më tejshme. Para në këtë sfidë fitoi frika e dy ekipeve, që me sa duket kanë mbetura të kënaqura me nga një pikë.
Spanja – Italia 1:1 (0:0)
Stadiumi Arena në Gdansk
Shikues: 40.600
Gjyqtar: V. Kassai (Hungari)
Shënues: Fabregas (64) Di Natale (61)
KV: Alba, Arbeloa, Torres Balotelli, Bonucci, Chiellini
Spanja: I. Casillas, A. Arbeloa, G. Pique, S. Ramos, J. Alba, Xavi, S. Busquets, X. Alonso, D. Silva (Navas 65′), C. Fabregas (Torres 74′), A. Iniesta
Italia: G. Buffon, G. Chiellini, D. De Rossi, L. Bonucci, E. Giaccherini, C. Marchisio, A. Pirlo, T. Motta (Nocerino 89′), C. Maggio, A. Cassano (Giovinco 65′), M. Balotelli (Di Natale 56′)
Statistika – plus
Gjuajtjet në portë: 7-6
Gjuajtjet pranë porte: 8-5
Posedimi i Topit: 60% – 40%
Goditjet nga këndi: 7-2
Pozitat jashtë loje: 2-3
Ndërhyrjet e Palejuara: 12-20
Kroacia ka mposhtur Irlandën me rezultat 3:1,dhe me këtë fitore kroatët mbajnë kryesimin e Grupit C me tre pikë, ndërsa Irlanda e mbyll me 0 pikë. Kroacia ka rezultuar e suksesshme në ndeshjen e parë, pasi mori maksimumin, por në këtë takim ndikim ka pasur edhe gjykimi, pasi goli i dytë i kroatëve ishte në pozicion të dyshimtë jashtëloje. Mandzukic shënoi golin më të shpejtë deri më tani në Euro 2012, ku në minutën e tretë me kokë shënoi dhe kaloi Kroacinë në epërsi. Më pas irlandezët u vërsulën drejt portës rivale, derisa Ledger në minutën e 19-të shënoi golin e barazimit. Por Kroacia në pushim prej 15 minutave shkoi me epërsinë prej një goli, pasi Jelavic sërish riktheu epërsinë dy minuta para mbarimit të pjesës së pare, gol në pozicion të dyshimtë. Ndërkaq shënuesi i golit të parë, Mandzukic sërish doli në skenë, duke shënuar golin e tij të dytë dhe të tretin për Kroacinë. Deri në fund të takimit kishte raste shënimi nga të dyja palët, por Irlanda nuk ia doli të shfrytëzoi as pesë minutat shtesë për të ngushtuar së paku rezultatin
Irlanda Kroacia 1:3 (1:2)
Shënues: Ledger (19) Mandzukic (3, 48), Jelavic (43)
Irlanda (4-4-2): Given; O’Shea, St Ledger, Dunne, Ward; Duff, Andrews, Whelan, Mc Geady (Cox 54); Doyle (Walters 54), Keane (Long 74). A disp.: Westwood, Forde, Kelly, Mc Shane, O’Dea, Gibson, Hunt, Green, Mc Clean. All.: Trapattoni
Kroacia (4-4-2): Pletikosa; Srna, Corluka, Schildenfeld, Strinic; Rakitic (Dujmovic 92), Vukojevic, Modric, Perisic (Eduardo 89); Jelavic (Kranjcar 72), Mandzukic. A disp.: Kelava, Subasic, Simunic, Buljat, Vrsaljko, Vida, Pranjic, Badelj, Kalinic. All.: Bilic
Gjyqtare: Kuipers (Olanda)
GRUPI C
| 1. | Croatia | 1 | 1 | 0 | 0 | 3:1 | 3 | |
| 2. | Italy | 1 | 0 | 1 | 0 | 1:1 | 1 | |
| 3. | Spain | 1 | 0 | 1 | 0 | 1:1 | 1 | |
| 4. | Ireland | 1 | 0 | 0 | 1 | 1:3 | 0 |


