Mbyllen lojerat paraolimpike

Konkurentët e eventit më të madh muzikor të talenteve në Shqipëri, X Factor Albania, në ditën finale të spektaklit që në mbrëmje transmetohet në teknologjinë më të avancuar të transmetimeve televizive në HD në televizionin Klan kanë dhënë kontributin e tyre edhe për personat me aftësi të kufizuara.
Në mbyllje të lojërave paraolimpike, që për herë të parë u zhvilluan edhe në Shqipëri të rinjtë e talentuar të X Factor kanë performuar përpara sportistëve paraolimpikë me aftësi të kufizuar. Në përfundim të këtij edicioni të parë të lojërave paraolimpike që u zhvilluar për tre ditë rresht në Universitetin e Sporteve u shpërndane edhe çmime për fituesit. Në këto lojëra morën pjesë rreth 110 sportistë me aftësi të kufizuara nga gjashtë rrethe të Shqipërisë, të cilët në mënyre individuale apo në ekipe garuan në disiplina të ndryshme sportive.