Euro 2012 dhune ne Poznan
Kampionati europian i futbollit nuk po mundet të shpëtojë nga dhuna, ndërsa është regjistruar edhe episodi i dytë i përleshjeve mes tifozëve. Polakë dhe irlandezë u kacafytën para ndeshjes mes Irlandës dhe Kroacisë dhe policia arrestoi plot 14 vetë
Pavarësisht nga dëshirat e mira sërish duket se nuk është e mundur që dhuna të mos jetë e pranishme në kampionatin europian. Radhën e kishte Poznani, qyteti polak ku Irlanda u ndesh me Kroacinë dhe ku tifozët u përleshën përpara takimit, veçse palët në konflikt ishin polakët asnjanës dhe irlandezët.
Policia ndërhyri dhe arrestoi 14 vetë, ndërsa përleshjet ndodhën në sheshin qendror të qytetit, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.
Tifozët u ndeshën duke përdorur shishe qelqi, nga ato të birrës që po konsumonin si dhe duke i hedhur karrike kokës njëri-tjetrit.
Në të vërtetë, kroatët nuk është se ishin pa pjesë në këtë betejë futbollistike, por që nuk ka asgjë të përbashkët me futbollin. Policia njoftoi se 10 të arrestuar ishin polakë, 3 irlandezë, por pati edhe një kroat.
Gjithsesi, fotografët kanë kapur momente ku nuk dallohet vetëm dhunë dhe urrejtje, pasi kemi edhe raste kur një tifoz irlandez është miqësor me një tifoz apo tifoze polake dhe anasjelltas.
Ky është një tjetër episod dhune në Euro 2012, pas atij që ndodhi të premten në Vrocllav ku tifozët rusë u ndeshën me forcat polake të sigurisë në stadiumin ku Rusia luajti ndaj Çekisë dhe fitoi 4-1.
UEFA ka hapur hetim ndaj Federatës Ruse të Futbollit pas këtij incidenti ku u plagosën 4 punonjës të sigurisë dhe vetë Federata u kërkoi tifozëve të tregohen të përmbajtur ndryshe kjo mund t’ kushtojë shtrenjt ekipit kombëtar.