Subashi: “Politika të mos nxitohet me Kodin Zgjedhor”
Nënkryetarja e KQZ-së kundërshton ndryshimin e Kodit. Subashi akuzon Kolegjin Zgjedhor për shkeljen e ligjit
Eljona Ballhysa
Nënkryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Dëshira Subashi, është shprehur kundër deklaratave të liderëve të politikës për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sipas Subashit, ndryshimet e shpeshta në Kod nuk krijojnë stabilitet dhe ndikojnë në mosarritjen e standardeve. Ajo i konsideron të nxituara deklaratat e eksponentëve politikë të partive të ndryshme që janë shprehur pro ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Sipas Subashit, këto deklarata janë emocionale dhe pa ndonjë vizion. Ajo shprehet se më parë duhet të zhvillohet një analizë për mënyrën se si funksionoi Kodi Zgjedhor dhe më pas mund të diskutohet ndonjë përmirësim. Subashi, gjatë një prononcimi për mediat, ka akuzuar dhe punën e bërë nga Kolegji Zgjedhor, i cili rrëzoi kërkesën e saj për rinumërimin e votave në disa qendra votimi. Sipas Subashit, vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor është shkelje e hapur e Kodit Zgjedhor.
Ndryshimet
Që prej vitit 2000 në 6 proceset zgjedhore me të cilat është përballur vendi ynë, si ato lokale dhe ato parlamentare, sipas Dëshira Subashit, asnjëherë nuk është përdorur i njëjti ligj elektoral dhe kjo nuk krijon stabilitet dhe ndikon në arritjen e standardeve. “Kjo tashmë është bërë në modën e politikës, që sapo shpallet rezultati përfundimtar, nxitohet për të thënë që do ndryshojmë Kodin. Partitë politike kishin kohën e nevojshme të bënin analizat e funksionimit të zgjedhjeve. Më duket pak e nxituar, ndoshta emocionale, të diskutosh për ndryshime të Kodit ku nuk ka vetëm pak ditë kur kanë përfunduar këto zgjedhje”, - është shprehur nënkryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor. Subashi hedh idenë e një kodi të qëndrueshëm, nëpërmjet të cilit të konkretizohen standardet aq shumë të kërkuara. “Si një tekniciene e zgjedhjeve do të dëshiroja që të kishim një kod që t’i rezistonte kohës dhe të krijonte praktika zgjedhore, sepse kjo do të stabilizonte dhe çështjen e arritjes së standardeve. Por, së paku, prej 6 vjetësh që unë po bëj këtë detyrë, jam ndeshur me këto nocione, pra kërkesën për ndryshim”, - ka theksuar Subashi. Që prej vitit 2000 ndryshimet në ligjin elektoral kanë sjellë ndryshime në sistemet zgjedhore, numërimin e votave, por, mbi të gjitha, në administratën që menaxhon këtë proces.
Akuzat
Nga ana tjetër, Subashi ka komentuar punën e bërë nga Kolegji Zgjedhor. Sipas saj, kjo gjykatë ka shkelur rëndë ligjin zgjedhor, duke rrëzuar kërkesën legjitime të një anëtari të KQZ-së për të rinumëruar votat në disa qendra votimi. “Gjykata nuk e bëri dhe kjo përbën një shkelje të hapur të ligjit. Unë kisha të drejtë që në bazë të Kodit Zgjedhor të kërkoja rinumërim dhe rivlerësim votash në disa qendra për të cilat kisha objeksionet e mia. Kjo dispozitë në Kodin Zgjedhor është një mundësi më shumë për të hetuar dhe kjo nuk ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve”, - është shprehur Subashi. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë shprehur pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Kjo deklaratë është mbështetur dhe nga Partia Republikane.
5 Gusht 2009