Sudanezja “non grata” padit Nishanin
Refuzimi për t’i dhënë leje qëndrimi një shtetaseje sudaneze, 14 vjet rezidente në Shqipëri është bërë shkak për një padi në Gjykatën e Tiranës kundër ministrit të Brendshëm.
Fatos Mahmutaj
Padia ndaj tij është depozituar në sekretarinë e gjykatës ditën e djeshme dhe pasi t’i nënshtrohet procedurave të shortit elektronik është caktuar gjyqtarja Enkela Bajo për ta shqyrtuar atë. Në kërkesëpadi Ibrahim El Fakki 40-vjeçare, pretendon se menjëherë pas refuzimit të lejeqëndrimit asaj i është komunikuar një urdhër i ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, për largim të menjëhershëm nga territori shqiptar. Mësohet se shtetasja El Fakki drejton prej vitesh një shoqatë bamirëse kuvajtiane dhe pas aplikimit të radhës për leje qëndrimi asaj i është refuzuar nga autoritetet përgjegjëse shtyrja e afatit të qëndrimit. Sipas kërkesëpadisë së saj, urdhri për largim të menjëhershëm nga Shqipëria është i pavend.
Padia
Në të njëjtën kërkesë 40-vjeçarja shton se, nuk ka shkelur asnjë nga ligjet shqiptare, ka paguar rregullisht të gjitha taksat e detyrimet ndaj shtetit, si dhe ka qenë një qytetare e rregullt. Sipas paditëses, përgjatë 14 viteve të qëndrimit në Shqipëri ajo është pajisur rregullisht me leje qëndrimi të lëshuara nga autoritetet shqiptare dhe pas skadimit të lejes paraardhëse ajo pajisej me një tjetër leje konform ligjeve. Pak kohë më parë, kur i kishin mbetur edhe disa ditë deri në përfundim të lejes, ajo ka paraqitur kërkesën për dhënien e një afati tjetër qëndrimi, sipas ligjeve në fuqi. Por në vend të lejeqëndrimit është njohur me urdhrin e ministrit Nishani, ku thuhej se 40-vjeçarja duhet të lërë territorin shqiptar.
Ligji
Në kërkesëpadi ajo pretendon se, urdhri i ministrit është mbështetur në nenin 5 të ligjit 8492, ku në pikën 7 të këtij neni thuhet se, “Kërkesa për hyrje, vizë dhe leje qëndrimi mund të refuzohet për personat e huaj në rastet kur janë qytetarë të një shteti me të cilin Republika e Shqipërisë është në gjendje lufte, në konflikt, ka tensione politike serioze ose të një shteti që dyshohet për terrorizëm kundër Republikës së Shqipërisë. Këto raste përcaktohen me urdhër të veçantë të ministrit të Rendit Publik”. Gjatë ditëve në vazhdim pritet që gjyqtarja e çështjes të caktojë një datë, në të cilën do të zhvillohet seanca përgatitore e procesit. Ndërkohë, mesditën e sotme pritet që gjyqtarja e çështjes të njihet me kërkesëpadinë, e cila për dy ditë me radhë iu nënshtrohet procedurave administrative në institucionin gjykatës. Në padi, sudanezja ka pohuar se gjatë gjykimit do të depozitojë provat, të cilat do të shqyrtohen më pas nga togat e zeza. Aktualisht nuk dihet nëse sudanezja 40-vjeçare ka leje qëndrimi apo ndodhet në Tiranë si pasojë e procedurave gjyqësore, që po zhvillohen për rastin e saj. Në seancën përgatitore pritet që gjykata t’iu ofrojë palëve ndërgjyqësore zgjidhjen e çështjes me kompromis midis tyre. Sipas ligjeve në fuqi, vazhdimi i mëtejshëm i gjyqit varet pikërisht nga kompromisi midis sudanezes dhe Ministrisë së Brendshme.