E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudani njeh pavarësinë e Sudanit të Jugut. Pas saj edhe SHBA

09-07-2011 / Gazeta 55

Sudani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur pavarësinë e Sudanit të Jugut.
Mijëra sudanezë jugorë kanë vallëzuar gjatë natës për të shënuar orët e para të pavarësisë së tyre.
Republika e Sudanit të Jugut u bë shteti më i ri në botë kur ora shënoi mesnatën sipas kohës lokale.
Shteti i ri e fitoi pavarësinë e tij në një referendum të mbajtur në janar, që njëherësh ishte kulmi i një marrëveshjeje paqeje që i dha fund luftës civile prej dekadash me veriun.
Sudani i Veriut ishte i pari që njohu shtetin e ri më 8 korrik, por kjo njohje nuk do ta largojë frikën e tensioneve në të ardhmen ndërmjet dy vendeve, për çështje si territoret dhe nafta.
Ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara zyrtarisht e kanë njohur Sudanin Jugor si shtetin më të ri në botë.
Presidenti Barak Obama e ka bërë publike njohjen përmes një deklarate nga Uashingtoni, derisa qytetarët e shtetit të ri festojnë ditën e parë të pavarësisë në kryeqytetin Xhuba.
Në mesin e dhjetëra personaliteteve ndërkombëtare që po marrin pjesë në këtë ngjarje janë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, dhe president i Sudanit Verior, Omar al-Bashir, qeveria e të cilit po ashtu e njohu Sudanin Jugor.
Sudani i Jugut fitoi pavarësinë e tij pas një referendumi të mbajtur në janar, që njëherësh kulmoi me nënshkrimin e një marrëveshje paqeje që i dha fund luftës civile prej dekadash me pjesën tjetër të vendit. Kësisoj, Sudani i Jugut bëhet shteti më i ri në botë që fiton Pavarësinë, pas Kosovës.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›