E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedezët reagojnë ndaj serbëve për paradën: A jeni njerëz?

Anulimi i paradës së homoseksualëve në Serbi ka ngjallur reagime të shumta. Ditë më parë edhe Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin deklaroi se vendimi i Qeverisë së Serbisë për ndalimin e paradës së homoseksualëve, e planifikuar të mbahet të shtunën në Beograd, ishte një vendim politik, që e vë në pikëpyetje sundimin e ligjit në Serbi.
 

Përveç kësaj edhe një OJQ në Suedi me emrin “Civil Right Defenders” vizitorëve të saj u ka ofruar një anketë në të cilën pyet se a janë serbët njerëz?
 

Organizata jo Qeveritare suedeze, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka bërë edhe verifikuesin ku duhet shkruar fjalën e caktuar për të pasur qasje në faqe, shkruan “Kurir”.
 

Kur i shkruani të dhënat, verifikuesi e “shtron pyetjen”: “Si ndjehen për ndalimin e Paradës së Krenarisë”, ndërsa poshte saj janë tre përgjigje: seksi, i lumtur dhe i tmerruar. Dy përgjigjet e para, sipas krijuesit të verifikuesit janë të pasakta. Në qoftë se ju e shkruani të tretën, vjen mesazhi: “Faleminderit që keni dëshmuar se jeni njeri”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›