E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi Francë Krenaria skandinave kundër forcës së gjelave

Suedi – Francë

ora 20:45,  në Kiev

Formacionet e mundshme:

Suedia: Isakson, Lustig, Grankvist, Olsen, Melberg, Elm, Larson, Svenson, Kallstrom, Rozenberg, Ibrahimoviç.

Franca: Loris, Debushi, Rami, Mekses, Klishi, MVila, Diarra, Riberi, Menez, Nasri, Benzema.

 

Suedia është matematikisht jashtë garës, por synon ta mbyllë me nder Euro 2012.

Trajneri i Suedisë, Erik Hamren, nuk ka dyshime për formacionin dhe me të gjithë lojtarët në dispozicion, do të bëj vetëm një ndryshim në krahasim me skuadrës së humbi ndaj Anglisë. Markus Rozenberg është në avantazh ndaj Ola Toivonenit.

Nga ana tjetër, Franca do ta nisë ndeshjen me Jan MVila në vend të Johan Kabajes, ndërsa Zheremi Menez e ka fituar vendin e titullarit kundrejt Florent Maludës, sikurse Gael Klishi, që do të luaj sërish në vend të Patris Evras. Francezët, dhe në veçanti trajneri Loren Blank synojnë hakmarrjen për eliminimin që i shkaktoi Suedia në Euro 1992, veprimtaria gjatë së cilës Blanku debutonte si titullar me kombëtaren e gjelave.

Franca, që në atë kohë kishte si trajner Mishel Platininë, aktualisht president i UEFA-s, kishte arritur 19 rezultate pozitive radhazi, por u ndal nga Suedia që në ndeshjen e parë në fushën e këtyre të fundit. Franca më pas kaloi në krizë dhe u eliminua.

Edhe këtë herë do të ishte një tragjedi eliminimi i gjelave, sidomos për faktin se Suedia luan si e eliminuar. Megjithatë, skandinavët mund të kenë një reagim karakteri, pasi janë mposhtur në dy ndeshjet e para të Grupit D ndaj Ukrainës dhe Anglisë, edhe pse në një moment të ndeshjes kanë qenë në avantazh.

Kapiteni Zllatan Ibrahimoviç ka thënë se suedezët nuk e meritonin humbjen ndaj Anglisë dhe synojnë të largohen me kokën lart nga Euro 2012. Ne do të luajmë për nderin tonë. Nuk ka nevojë për të gjetur motivacion tjetër për ndeshje të tilla, tha Ibra.

Sulmuesi i Milanit ka thënë se do të mbetet pjesë e kombëtares edhe në të ardhmen, ndërsa shokët e tij Olof Melgerg (34 vjeç) dhe Andres Svenson (35 vjeç) luajnë veprimtarinë e fundit madhore. Nga ana tjetër, Franca synon një çerekfinale që mungon prej Kupës së Botës 2006. Pasi kontrolluan lojën në barazimin 1-1 ndaj Anglisë, gjelat fituan ndaj Ukrainës dhe tani i mjafton një pikë për tu kualifikuar.

Por do të ishte e rëndësishme edhe një fitore për të marrë vendin e parë të Grupit. Franca është një ekip relativisht i ri dhe jo me shumë përvojë ndërkombëtare. Lojtari më me shumë ndeshje në skuadrën e Blankut është Riberi me 62 prezenca.

Përballjet direkte:

- Suedia dhe Franca janë ndeshur 17 herë me njëra-tjetrën në të gjitha llojet e turneve, përfshi edhe ndeshje miqësore. Francezët kanë fituar 8 ndeshje dhe kanë shënuar gjithsej 25 gola, ndërsa suedezët që kanë shënuar 16 gola kanë arritur 4 fitore, pesë ndeshje me këtyre dy vendeve janë mbyllur në barazim.

- Suedia dhe Franca janë përballur një herë me njëra-tjetrën në të kaluarën e kampionateve europianë. Në veprimtarinë e vitit 1992, zhvilluar pikërisht në Suedi, vendasit barazuan 1-1 ndaj Francës që drejtohej nga Mishel Platini dhe kishte në fushë Blankun. Franca nuk e kaloi fazën me grupe të atij edicioni, ndërsa sivjet barazimi do të ishte matematikisht i mjaftueshëm për gjelat.

 

SUEDIA

- Skuadra e Hamrenit i fitoi të katër ndeshjet miqësore të luajtura në vitin 2012, por nuk ka fituar asnjë nga dy ndeshjet e luajtura në këtë europian.

- Suedia nuk kishte humbur asnjëherë një ndeshje të kampionatit europian gjatë së cilës kishte qenë në avantazh. Sivjet kjo gjë ka ndodhur dy herë.

- Suedia në përbërjen e saj 11-të futbollistë që kanë luajtur më parë në fazën finale të europianëve.

- Suedia shënoi 31 gola në eliminatore, duke u renditur e treta në Europës, pas Holandës dhe Gjermanisë.

FRANCA

- Franca nuk humbet prej 23 ndeshjesh, nga të cilat ka fituar 16-të. Gjelat kanë humbur për herë të fundit në eliminatoren ndaj Bjellorusisë në shtator të vitit 2010.

- Menez, Mekses dhe Debushi do të skualifikohen për në çerekfinalen e mundshme, nëse ndëshkohen me karton të verdhë.

- Me përjashtim të fitores ndaj Ukrainës, Franca nuk ka fituar asnjë ndeshje të europianit kur nuk kanë qenë në fushë Mishel Platini dhe Zinedin Zidane.

- Gjashtë futbollistë janë përdorur rregullisht nga trajneri Blank që kur ai ka marrë drejtimin e Francës, por nuk kanë marrë pjesë në këtë europian për arsye shëndetsore, ata janë: Abidal, Kabul, Remi, Diabi, L.Diarra dhe Sanja.

 

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›