E Shtunë, 31 Tetor 2026

ANGLI UKRAINE Runi rikthehet, Shevçenko është në dyshim

Përgatiti: DENIS HAKANI

Angli – Ukrainë

Ora 20:45, në Donjeck

Formacionet e mundshme:

Anglia: Hart, Xhonson, Terri, Leskot, Kol, Xherrard, Parker, Uolkot, Jang, Runi, Uelbek.

Ukrainë: Pjatov, Husjev, Mikhalik, Khaçerdi, Selin, Timoshuk, Jarmolenko, Nazarenko, Konopljanka, Voronin, Shevçenko.

Luanët mund të bazohen te sulmuesi i Mançester Junajtid, i cili ka shlyer skualifikimin, ndërsa te Ukraina janë në ankth për gjendjen fizike të Shevës

Lojtari i Anglisë, Teo Uolkot, dhe sulmuesi i Ukrainës, Andri Shevçenko, janë në dyshim për ndeshjen e tretë të Grupit D që do të luhet sonte. Uolkot, i cili ka shënuar golin e dytë në fitoren 3-2 kundër Suedisë, ka ndier një shqetësim në kofshë gjatë stërvitjes së ditës së diel.

Ka pasur një problem të vogël në stërvitje, ka thënë trajneri i Anglisë Roi, Hodgson. Ndërkohë, 35-vjeçari Shevçenko ka probleme me gjurin e majtë ku ka marrë një goditje në ndeshjen e fituar 2-1 kundër Suedisë.

Ukraina duhet të fitojë në stadiumin e Donjeckut për të siguruar kalimin në çerekfinale në dëm të Anglisë, ndërsa një barazim do të mjaftonte për skuadrën e Roi Hodgson.

Ai ka ndjerë në shqetësim mbrapa kofshës të dëmtuar në fundin e sezonit të kaluar dhe ne na është dashur ta nxjerrim nga fusha për të mos rrezikuar sepse ai ndjente një shtrëngim, ka thënë trajneri anglez. Uolkot do të vlerësohet nga stafi mjekësor para se Hodgson të marrë një vendim në lidhje me aktivizimin e tij.

Nëse ai do të jetë titullar ose jo do të varet nga vlerësimi i stafit mjekësor, ka shtuar Hodgson. Dhe sa garanci do të mund të më japin mua nëse do ta aktivizoja lojtarin që nga minuta e parë. Sepse nëse ai do të dëmtohej pas pesë minutash, unë do të kisha 13 lojtarë në dispozicion dhe jo 14.

Nga ana tjetër, Shevçenko ka shënuar të dy golat e Ukrainës kundër Suedisë dhe ka luajtur në takimin e humbur kundër Francës. Doktori i skuadrës Leonid Mironov ka bërë të ditur se ish-sulmuesi i Çelsit ka 50% të mundësive për të luajtur kundër Anglisë.

Shevçenko ka marrë disa goditje në gju në të dy ndeshjet e luajtura me Ukrainën deri tani në Euro 2012 dhe nuk ka marrë pjesë në stërvitjen para Anglisë. Shanset që Shevçenko të luajë kundër Anglisë janë 50%.

Unë mendoj se Andri, me gjithë dëshirën e madhe për ti treguar vendit të tij dhe gjithë botës se është një profesionist i vërtetë, do të kërkojë të jetë në fushën e lojës, ka thënë doktori Mironov.

Mesfushori i Ukrainës, Anatoli Timoshuk, ka thënë se Shevçenko ka disa shqetësime, por nuk mendoj se është diçka serioze. Ai është një lojtar i madh për skuadrën tonë dhe shpresojmë që të mund të luajë. Ai është golashënuesi ynë dhe do të ishte një gjë shumë e mirë për ne nëse do të luante.

Shoku i Shevçenkos në sulm, Voronin ka shtuar se: Është ndeshja më e rëndësishme në historinë e vendit tonë. Nëse mbrojtësi i majtë i Anglisë, Eshli Kol, do të luajë sot, ai do të thyejë rekordin që ndan aktualisht me Peter Shilton dhe Devid Bekham kur të zhvillojë ndeshjen numër 21 në një kompeticion të madh.

Ai nuk mungon në shumë ndeshje, me kombëtaren dhe me klubin dhe gjithmonë luan në nivele të larta, ka thënë Hodgson për mbrojtësin e Çelsit. Është një gjë e bukur mundësia që ai ka për të thyer këtë rekord kur të luajë kundër Ukrainës.

Jam shumë i gëzuar për të. Në jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tij dhe sesa shumë kemi nevojë për të në krahun e majtë. Sepse ai është një lojtar i qetë, ndoshta për shumë njerëz ai nuk bie në sy. Ai ndihet më mirë kur lë futbollin të flasë për të.

Sulmuesi Uejn Runi pritet të jetë titullar në formacionin e Anglisë, pasi ka kaluar pezullimin prej dy ndeshjesh. Lojtari i Mançester Junajtid ka shumë mundësi të zëvendësojë sulmuesin e Liverpulit, Endi Kerrol, i cili ka shënuar golin e parë në fitoren 3-2 kundër Suedisë.

Kam paguar për gabimin tim, ka thënë Runi në lidhje me skualifikimin e tij. Nuk ka asnjë problem me sjelljen time. Jam i gëzuar dhe jam gati të luaj.

Përballjet direkte

- Dy kombëtaret janë ndeshur vetëm katër herë. Anglia ka fituar tre takimet e para, të gjitha të luajtura në shtëpi, duke shënuar shtatë gola dhe duke pësuar vetëm dy.

- Ndeshja e fundit është luajtur në fazën eliminatore të Botërorit të 2010-ës, kur Ukraina ka mundur Anglinë 1-0 falë një goli të Serhi Nazarenkos.

- Robert Grin ka qenë portieri i parë i Anglisë që është ndëshkuar me kartonin e kuq në atë ndeshje, me Andri Shevçenkon që ka gabuar penalltinë. Ai rezultat ka qenë një nga dy humbjet e pësuara nga Anglia në ndeshjet zyrtare nën drejtimin e Fabio Kapelos.

- Anglia do të luajë kundër Ukrainës edhe në fazën eliminatore të Botërorit 2014. Dy skuadrat do të ndeshen në Uembli në shtator të këtij vit, me takimin e kthimit që do të luhet pas 12 muajsh.

Anglia

- Fitorja kundër Suedisë ka qenë e gjashta për Anglinë përtej detit në Europian.

- Ka qenë gjithashtu hera e parë që Anglia ka shënuar të paktën tre gola në një kompeticion të madh që nga fitorja 4-2 kundër Kroacisë në Euro 2004.

- Kundër Suedisë, të tre golashënuesit kanë qenë 24 vjeç ose më të rinj. Hera e fundit që tre lojtarë të rinj kanë shënuar për Tre Luanët ka qenë në fitoren 6-1 kundër Islandës në 2004-ën.

Ukraina

- Ukraina nuk ka arritur të fitojë gjashtë ndeshjet e mëparshme në Donjeck, duke humbur kundër Francës (dy herë), Greqisë dhe Rumanisë dhe ka barazuar me Irlandën e Veriut dhe Holandën.

- Katër nga shtatë goditjet në portë të Ukrainës në Euro 2012-të kanë ardhur nga Andri Shevçenko.

- Kundër Suedisë, Shevçenko është bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar dy herë në një ndeshje të Botërorit ose në një Europian që nga koha e Roxher Millas në Botërorin 1990 (38 vjeç).

- Ai tani është vetëm dy gola larg 50 realizime me vendin e tij. Ai është njëkohësisht golashënuesi më i ri dhe më i vjetër në historinë e Ukrainës. aventura e tij ka filluar në moshën 19 vjeç e 215 ditë kundër Turqisë në 1996-ën.

Hodgson: Me Ukrainën do të luajmë në transfertë

Trajneri i Anglisë, Roi Hodgson, ka thënë se pika që i duhet skuadrës së tij kundër Ukrainës për të siguruar çerekfinalet, nuk do të jetë e lehtë për tu marrë. Do të jetë një ndeshje në transfertë, me 46.000 ukrainas që duan të shikojnë skuadrën e tyre të vazhdojë aventurën në këtë kompeticion, ka thënë ai.

Mbasi kalon fazën me grupe, atëherë fillon kompeticioni i vërtetë dhe unë mendoj se ne do të jemi gati për këtë sfidë. Lojtari i krahut Teo Uolkot, i cili ka qenë protagonist në fitoren 3-2 kundër Suedisë me një gol dhe një asist, është në dyshim për takimin kundër Ukrainës pasi ka ndier një shtrëngim të vogël mbrapa kofshës.

Ne duhet të presim dhe të shikojmë se çfarë do të ndodhë gjatë këtyre orëve, ka thënë Hodgson. Ndërkohë, Uejn Runi, i cili ka munguar në dy takimet e para të Anglisë për shkak të një pezullimi, është shumë i përqendruar, sipas trajnerit të tij. Rikthimi i Runit është një gjë e mirë për ne, na ka munguar në dy takimet e para, ka thënë Hodgson.

Bllohin mbron skuadrën dhe kritikon tifozët

Trajneri i Ukrainës, Oleg Bllohin, nuk ka qenë i zemëruar vetëm me lojtarët e tij pas humbjes 2-0 ndaj Francës. As tifozët nuk i kanë pëlqyer shumë. Për pjesën më të madhe të ndeshjes së dytë të Grupit D, publiku vendas ka vërshëllyer ekipin vendas.

Ka qenë një atmosferë totalisht e kundërt me at

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›