E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi/Lirohet sot ish kryetarja e Republikës Serbe të Bosnjes

Biljana Plavshiç, e dënuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër-njerëzimit, me vendimin e qeverisë suedeze, është liruar parakohe nga vuajtja e dënimit. Ajo ka qenë kryetare e Republikës separatiste serbe të Bosnje e Hercegovinës dhe një njeri me mjaft ndikim në Partinë demokratike serbe të Bosnjës, e cila ka organizuar spastrimin etnik të myslimanëve dhe të kroatëve gjatë luftës së viteve 1992-1995 në territoret e ish Jugosllavisë.
Qeveria e Suedisë, vendimin për lirimin e Pllavshiçit e ka bazuar në faktin se ajo tashmë ka vuajtur dy të tretat nga 11 vjet burgim sa ishte e dënuar nga Gjykata e Hagës. Liljana Pllavshiç, aktualisht
në moshën 80 vjeçare ishte dënuar me 11 vjet burgim dhe lirimi i parakohshëm i saj është bazuar në praktikën juridike suedeze në bazë të së cilës i dënuari duhet të vuajë dy të tretat e dënimit të artikuluar. Ky vendim i qeverisë suedeze është pritur me indinjatë nga boshnjakët dhe kroatët që jetojnë në Suedi, të cilët në një farë mënyre kanë qenë viktima të politikës antinjerëzore të udhëheqjes së të liruarës. Gjykata e Hagës për Krime Lufte miratoi lirimin para kohe të ish-presidentes serbe të Bosnjës Biljana Pllavshiç pak ditë më parë. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi e bëri të njohur më 18 tetor vendimin për lirimin e Pllavshiç nga një burg i Suedisë, ku ajo kreu pjesën më të madhe të dënimit. Gjykata Plavshiçin në vitin 2003 pasi ajo pranoi fajësinë për rolin që pati në përndjekjen e myslimanëve dhe kroatëve në luftën e viteve '90 në Bosnje-Hercegovinë. Lirimi i saj ishte pjesë e një marrëveshjeje, sipas së cilës autoritetet i hoqën akuzat për gjenocid, shfarosje dhe vrasje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›