Suedia e Asllanit prek çerekfinalen

Përfaqësuesja e femrave e Suedisë në futboll, për të cilën luan futbollistja me prejardhje nga Mitrovica, Kosovare Asllani, të martën është kualifikuar nga faza e grupeve të Lojërave Olimpike, ‘Londra 2012’.
Madje, suedezeve u ka mjaftuar një pikë nga përballja me Kanadanë për t’u kualifikuar në çerekfinale si lidere të Grupit F.
Kjo pasi përballja mes Suedisë dhe Kanadasë ka përfunduar me rezultat 2:2. Kosovar Asllani ishte titulluare në këtë takim, dhe ka luajtur deri në minutën e 63-të kur është zëvendësuar nga Almgren.
Golat për suedezet i kanë shënuar Hammarstrom në minutën e 14-të dhe Jakobsson në të 16-tën. Kurse, Tancredi i shënoi të dy golat për Kanadanë, njërin në minutën e 43-të, e tjetrin në minutën e 84-të.
Kështu, me një fitore dhe dy barazime Suedia u kualifikuar nga faza e grupeve me gjithsejtë pesë pikë, sa ka tubuar edhe kampioni aktual olimpik, Japonia, e cila fazën e grupeve e kalon nga vendi i dytë.