Sugjerimi: Të ulet norma e interesit
është koha për të ulur normën e interesit. Ky është sugjerimi që bën bankës qëndrore deputeti Selami Xhepa, i cili mendon se situata e inflacionit ne vend e mundëson këtë operacion. Ulja e normës bazë të interesit do të lehtësonte në radhë të parë kostot e borxhit publik të qeverisë.
"Gjendja e ekonomisë së vendit kërkon ndoshta disa masa stimuluese në anën e politikës monetare, mendoj që do të ishte i drejtë. Për më tepër që besimi dhe konfidenca e publikut shqiptar në sistemin e vetë bankar mendoj që është goxha e admirueshme. Kemi një rikthim të ndjeshëm të depozitës në sistemin bankar, që do të thotë që konfidenca është e rikthyer tashmë në sistem, dhe nuk kemi risqe që lidhen me cështje të stabilitetit financiar", tha Selami Xhepa, deputet PD.
Por për zotin Xhepa ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë do të ishte një lehtësim edhe për vetë sistemin bankar i cili po përballet me rritje të kredive me probleme.
"Do të ishte e rëndësishme për vetë bankat një ulje e normës së interesit, për arsye se bankat natyrisht që kanë patur një rritje të portofolit të kredive të pakthyera në afat dhe një ulje e normës së interesit natyrisht që do të ndikonte dhe në tregun ndërbankar, në huadhënien e parave në tregun ndërbankar. Pra, do të ulte koston e marrjes së parasë nga vetë sistemi bankar, mendoj që në përgjithësi shoqëria do të ishte më mirë duke patur një normë interesi më të ulët për lekun", vijoi Xhepa.
Aktualisht norma bazë e interesit është 5.25 për qind dhe gjatë vitit 2010 banka e Shqipërisë nuk e ka ndryshuar asnjëherë atë. Ndërkohë gjatë vitit 2009 janë bërë dy ndërhyrje në muajt janar dhe tetor me të cilat norma bazë është ulur me 0.5 pikë të përqindjes.
Adi Darsi