E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sukaj, bie pista Hansa Rostok



Edhe pse shënoi dy gola gjatë një ndeshje miqësore kundër
amatorëve Gystrov, të fituar nga Hansa Rostok 12-1 e shpenzoi tri ditë stërvitje me klubin gjerman të Bundesligës 2, Xhevair Sukaj nuk do të nënshkruajë me Hansën. Sulmuesi shqiptar, sipas gazetës gjermane “Norddeutsche Neueste Nachrichten”, nuk e ka kënaqur trajnerin Andreas Zachhuher dhe tashmë është nisur drejt Shqipërisë. “Nuk ia doli, - citohet Zachuber nga mediat gjermane. “Nëse ekipi në këtë fazë që ndodhet synon të angazhojë një lojtar, ai duhet të jetë më mirë se të gjithë ata qe ne kemi”., - shtoi trajneri. “Ne tani na duhet të kërkojmë dikë, që të jetë një përforcim i menjëhershëm dhe të jetë më i mirë sesa 11-shi i parë”, - i ka thënë Sukajt, Zachhuher, sipas asaj që citon “Norddeutsche Neueste Nachrichten”. Me kthimin “duarbosh” të Sukajt, nuk do të kemi fatin të shohim në një derbi midis dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare, pasi Hansa do të përballej ditën e hënë (10 gusht) me Arminia Bielefeldin, për fanellën e së cilës luan Besart Berisha, por dhe shqiptari tjetër Berat Sadiku.

8 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›