Sukaj dhe Lika, Haxhetepe trampolina drejt kombëtares
Pasi ishin lojtarët kryesorë të kombëtares Shpresa, gjatë edicionit të kaluar, tashmë Xhevahir Sukaj dhe Gilman Lika synojnë një fanellë në përfaqësuesen "A". Kjo është arsyeja përse dy talentet shkodranë, ashtu si mbrojtësi kuqeblu, Admir Teli, gjatë verës u transferuan në Superligën turke. Pas 6 sezoneve së bashku te skuadra e Vllaznisë, këta tre futbollistë luajnë sërish përkrah njëri-tjetrit, por këtë vit te Haxhetepe. Sukaj thekson se me Likën kuptohet mjaft mirë, si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. "Bashkë me Likën e kemi filluar futbollin në moshën 7-8 vjeçare. Të dy jemi bërë profesionistë me Vllazninë në moshën 15-vjeçare. Luanim së bashku edhe te kombëtarja Under-21. Një prej momenteve që mund të veçoj është finalja e Kupës në sezonin e kaluar, ku fituam 2-0 përballë Tiranës. Golat u shënuan pikërisht nga unë dhe Lika. Kjo për ne ishte një lumturi shumë e madhe. Me Likën merremi vesh shumë mirë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj", pohoi Sukaj për gazetën turke "Zaman". Ai nuk e fshehu zhgënjimin për faktin se ende nuk ka shënuar në kampionatin elitar të Turqisë, por, sipas tij, problem është vetëm goli i parë, pasi të tjerët vijnë me radhë. "Kam një shans të madh, pasi te skuadra e Haxhetepes luaj përkrah shokëve të mi të vjetër, ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Për fat të keq, ende nuk e kam shijuar golin në Turqi. Por, dua t‘ju kujtoj se edhe gjatë sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore në Shqipëri, golin e parë e realizova në javën e tetë të kampionatit. Kaq shërbeu për të thyer akullin, sepse më pas rrjetat erdhën njëra pas tjetrës: në fund e mbylla sezonin me 21 gola. Shpresoj që të shënoj po kaq gola edhe këtu te Haxhetepe. Mjafton të shënoj golin e parë, pasi jam i sigurt që ai do të pasohet me të tjerë. Për t‘u bërë pjesë e Kombëtares ‘A‘, fillimisht duhet të tregoj veten në klubin ku luaj dhe më besoni, po punoj shumë", shtoi Sukaj.
Edhe Gilman Lika nuk e fsheh dëshirën që skuadra turke të shërbejë si trampolinë për të arritur në përfaqësuesen e Ari Han. Por, ai nuk harron të nënvijëzojë pritjen e mirë në klubin e ri: "Interesimi që tregohet ndaj nesh, na bën të mendojmë se jemi në shtëpi. Duam që këtë bujari, t‘jua shpërblejmë. Me lojtarët e tjerë të skuadrës jemi miqësuar shumë, jemi pothuajse si një familje. Jam shumë i lumtur që luaj përkrah dy lojtarëve, me të cilët kam luajtur më parë dhe që i njoh shumë mirë. Në një bisedë që pata me trajnerin e Kombëtares shqiptare, ai më tha se duhet të luaja në një jashtë Shqipërisë për të fituar eksperiencë. Me kalimin te Haxhetepe, mendoj se luaj në një Ligë të vështirë dhe me kualitet, shpresoj të marr ftesë për miqësoren muajit nëntor". Në treshen shqiptare, ai që ka më shumë eksperiencë është 27-vjeçari Admir Teli, i cili është pjesë e përfaqësueses kuqezi. "Dua që kjo shoqëri të zgjasë edhe më shumë, gjuha dhe kultura e përbashkët, na i lehtëson punët në një shtet të huaj, pohoi ai. Këtu nuk e ndjejmë veten si të huaj".