Pas polemikave me Dumanë, Depardieu magjeps me "Mammuth"
Autori i Lajmit: Redaksia
Paris - Gerard Depardieu (Zherar Depardjë) e magjepsi publikun në filmin e tij më të ri, "Mammuth", duke mishëruar antiheroin leshtor bullafiq, i cili e rizbulon poezinë në jetë pas daljes në pension. Në filmin tragjikomik francez, i cili pati premierën dje në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, Mammuth largohet nga puna e tij si kasap, por i duhet të mbledhë dëshmi nga ish-kolegët për të marrë pensionin. Një udhëtim i gjatë me një mision burokratik shndërrohet në një shëtitje shpirtërore, teksa ai çmallet me ish-miq, ish-drejtues dhe të afërm, të cilët ishin harruar me njëri-tjetrin. Mammuth arrin të kuptojë se shoqëria e kishte shikuar atë gjithmonë si një idiot të pagdhendur hutaq. Një takim i papritur me mbesën e tij tejet harrakate, gjithsesi do të ishte shpëtimtare për të, sepse ajo e mëson atë që të jetë i lirë, me shpirt krijues dhe të mos çajë kokën se çfarë mendon shoqëria për të. “Personazhi i Gerardit nuk rebelohet dhunshëm”, - tha në një konferencë shtypi Benoit Delepine, i cili ia bëri regjinë filmit bashkë me Gustave Kervern. Depardieu tha se filmi denoncon mënyrën se si puna i zhvesh njerëzit nga individualiteti i tyre brutalisht dhe ua heq gëzimin e jetës, ndërkohë që shoqëria u kërkon atyre të konformohen. "Ka dhunë në një lloj pune që e privon njeriun nga çdo lloj individualiteti”, - tha ai. “Nuk kemi të bëjmë me një dhunë fizike, por me një dhunë shoqërore”. Denoncimi, megjithatë, bëhet me humor dhe jo me pezm. Rolin e mbesës së Mamuthit e luan Isabelle Adjani. "Ne duhet ti rezistojmë standardizimit", - thotë Depardieu, duke u ankuar se ka gjithnjë pak e më pak art në kinema. “Gjatë realizimit të këtij filmi, unë pata një ndjesi të vërtetë lirie...është një vepër arti”.
Ky lajm është publikuar: 21/02/2010