Vendimi qeveria kthen oponencen per veprat mbi 1 milion USD
Qeveria ka rikthyer ne fuqi oponencen teknike per te gjitha ndertimet qe kalojne vleren mbi 1 milion dollare. Ne gusht te ketij viti qeveria miratoi heqjen e kesaj oponence per koncesionet e hidrocentraleve por dje me nje vendim te ri eshte rikthyer ky kriter duke mos perjashtuar asnje kategori projekti. Per cdo projekt qofte kjo rruge hidrocentral apo ujesjelles ku vlera kalon 1 milion dollare dhenia e mendimit nga nje kompani tjeter me profil studimor apo shkencor vec asaj qe ka hartuar kete projekt do te jete e detyrueshme. Vendimi i djeshem specifikon per te gjitha projektet e veprave te ndertimit qe realizohen ne territorin e Republikes se Shqiperise nga subjekte fizike dhe juridike vendas ose te huaj per te cilat vlera e preventivuar e punimeve te ndertimit eshte jo me pak se 100 000 000 njeqind milione leke te behet oponence teknike. Si detyrim i vendimit te djeshem te gjitha kompanite qe do te duan te vene ne zbatim nje projekt ndertimi i cili kalon vleren e nje milion dollareve do te duhet qe ate tia paraqesin nje subjekti qe ka marre miratimin per te dhene oponencat teknike. Kjo procedure behet ne funksion te verifikimit te detajeve teknike te projekteve dhe mundesive reale te zbatimit te tyre ne praktike. Subjektet publike studimore apo shkencore qe jane te autorizuara per te bere oponencen teknike fillimisht duhet te kene marre miratimin nga Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve per te kryer kete funksion. Pala qe fillimisht duhet te shprehe interesin per oponencen teknike te nje projekti ndertimi eshte ajo investuese. Kerkesa per oponence teknike behet nga investitori. Me miratimin e kerkeses palet lidhin nje akt-marreveshje ndermjet tyre kushtet e se ciles miratohen nga ministri i Puneve Publike dhe Transportit percakton vendimi i miratuar nga qeveria. Ky sherbim ofrohet kundrejt nje pagese qe eshte e percaktuar sipas vendimit te qeverise nderkohe qe zbatimi i tij do te kerkoje perfshirjen e nje sere institucionesh si nga ato qendrore ashtu dhe ato vendore ne nje kohe kur edhe organet investitore do te kene rolin e tyre.