E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Suksesi i Bashës”, asnjë incident gjatë protestës

Autori i Lajmit: Redaksia

Policia e shtetit ka marrë masa të jashtëzakonshme vetëm pak kohë para se mbështetësit e opozitës të grumbullohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për protestën e paralajmëruar për ditën e djeshme. Ndërkohë që vetëm oak minuta para fillimit të protestës është parë edhe Ministri i Brendshëm Lulzim Basha i cili është shfaqur në tarracën e kryeministrisë teksa takohej nga afër me oficerë të Gardës dhe të repartit RENEA duke u dhënë udhëzimet e rastit. Në bulevard, para kryeministrisë u vendosën tre kordonë me efektiva policie në hapësirën që ndan godinën e qeverisë nga ambienti ku u zhvillua protesta. Në të gjitha hyrje daljet e Tiranës ka pasur të shtuar të forcave të policisë së shtetit të cilat kanë shoqëruar lëvizjen e mbështetësve të Partisë Socialiste që vijnë nga rrethet për të marrë pjesë në protestë. Sipas një llogaritjeje më shumë se një mijë policë u stacionuan në zona të ndryshme të Tiranës me qëllim ruajtjen e rendit dhe të rregullit gjatë protestës.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›