Sukth, bashkia merr paratë për plazhin me mbeturina
Plazhi i Hamallajt i ndodhur në veri të Durrësit është mbuluar nga papastërtitë.
SUKTH/ OERD ULQINI
Por pavarësisht rrugës së keqe dhe mbeturinave të shumta, turistët dynden çdo ditë aty, në kërkim të natyrës së virgjër. Klima, rëra dhe deti janë të mrekullueshme. Këta faktorë mjaftojnë për të sjellë në Hamallaj turistë të shumtë nga Durrësi apo Tirana dhe në këto ditë të nxehta shtatori. Për të shkuar në plazhin Hamallaj duhet të paguash 100 lekë të reja për çdo mjet, taksë kjo e cila vilet nga policia bashkiake e Sukthit. Kjo taksë ka sjellë polemika të shumta mes pushuesve. “Vij këtu pasi plazhi është publik dhe natyra e virgjër. Por nuk jam aspak dakord me taksën prej 100 lekësh, të cilën na e mbledh çdo ditë policia bashkiake e Sukthit. Ajo duhet të jetë një taksë mirëmbajtjeje për plazhin, por siç e shihni ju, këtu askush nuk ka vënë dorë për të pastruar plehrat dhe leshterikun”, thotë Ndriçim Hebibasi, një pushues nga Tirana. Në plazhin e quajtur “Hamallaj” njerëzit vijnë me makina, furgonë, biçikleta apo karroca me kuaj. Kjo zonë tashmë po kryen “rrugëtimin” e mundimshëm drejt zhvillimit. Në kontrast të fortë me bukurinë e natyrës, është niveli i lartë i ndotjes. Tonelatat e leshterikëve depozitohen në bregdet prej dekadash dhe askush nuk merr guximin dhe kurajën për t’i pastruar. Disa përpjekje të zbehta të sipërmarrësve lokalë kanë pastruar vetëm pjesë të vogla të plazhit. Në Hamallaj nuk ekziston asnjë kosh për mbeturinat. Turistit të qytetëruar i duhet të bëhet palë me vandalin që hedh pa të keq në rërë mbeturina të çdo lloji. E megjithatë për të shkuar në Hamallaj duhet të paguash një taksë, e barasvlefshme me një orë pune për një murator. Plazhi ku “bukuria vret” është fare pranë Durrësit. Ai vazhdon të mbetet një zonë ku turizmi zhvillohet me hapa breshke dhe i çorganizuar. Natyra është treguar shumë bujare këtu, por pavarësisht bukurisë së rërës dhe detit, jeta e banorëve mbetet e zymtë. Një operator turistik ka ngritur aktivitetin e tij të vogël buzë detit. Ai thotë se klientët e lokalit janë pakësuar në krahasim me një vit më parë. Deti këtu ka peshk të bollshëm. Derdhja e Hidrovorit në det afron peshq, shumica e të cilëve blihen menjëherë nga pushuesit apo pronarët e lokaleve.
Në Hamallaj funksionon “bursa” e peshkut. Aty mund të gjesh peshq me çmime ekonomike, por njëkohësisht edhe nga ato lloje, të cilat shiten me 22 mijë lekë kilogrami, siç janë dentalët dhe bishtzezat.