Serbia pranon kompromisin lidhur me rezolutën për Kosovën
Qëndrimi i zyrtarëve serb u qartësua pas vizitës së djeshme në Beograd të ministrit të Jashtëm britanik, Uilliam Hejg. Kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç i shprehu gatishmërinë kryediplomatit britanik, se Beogradi është i gatshëm për një kompromis, i cili të pranohet edhe nga aleatët evropianë të Serbisë.
“Qeveria e Serbisë është e bindur se dialogu është rruga e vetme për të gjetur një zgjidhje kompromisi lidhur me Kosovën”, u shpreh Cvetkoviç në takimin me Hejg.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe presidenti Boris Tadiç, i cili i tregoi gatishmërinë e Serbisë për gjetjen e një kompromisi lidhur me rezolutën, por edhe për pavarësinë e Kosovës.