Goli i parë, fatal për Tottenhamin

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 15:36
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka folur pas humbjes 3:0 nga Manchester United, në ndeshjen e fundit të xhiros së dytë të Premierligës.
Ekipi i tij po mbahej mirë në pjesën e parë, por u dorëzua totalisht në atë të dytë.
“E patëm mundësinë të sillnim në shtëpi diçka. Deri në minutën e 70-të, loja ishte e ekuilibruar. Në momentin kur u hapëm, ata na goditën. Goli i parë na shkurtoi këmbët, nuk arritëm që ta rimarrim veten dhe në fund humbëm”, tha trajneri anglez për uebfaqen skysports.com. golat për United i realizuan Welbeck, Anderson e Rooney.