E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, zjarr tek filiali i postës qendrore

Vlorë-Hedhja e shkujdesur e një cigareje mendohet se ka shërbyer si shkëndijë e një zjarri që ka përfshirë paraditen e sotme bodrumin e postës qëndrore ne Vlore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 dhe siç mësohet shkak për të mund të jetë një pakujdesi e radhës që mund të kishte përfunduar në dimensione më të mëdha.

Persona të ndodhur në vendngjarje pohojnë se zjarri ka marrë shumë shpejt dhe gjithçka është kuptuar vetëm kur tymi është përhapur jashtë bodrumit. Është lajmëruar Reparti i Zjarrëfikjes, mjetet e të cilit ndërhynë menjëherë, ndaj situata është normalizuar shpejt. Fatmirësisht dëme në materiale nuk ka patur, por janë rrezikuar seriozisht kabllot e Albtelekomit si dhe një pjesë e godinës mbi bodrum, brenda pallatit peskatësh, në të cilin ndodhet posta qëndrore. Autori nuk është identifikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›